Byrek me vezë, qumësht dhe djathë

Përbërësit e petave.

Për 6 persona :

700 gr miell

1.5 filxhan  çaji me ujë të  vakët

pak kripë

pak vaj

Përbëresit për mbushjen.

200 ml qumësht të freskët

4 kokrra vezë

350 gr gjizë

250 gr djathë të thërrmuar

nje filxhan caji vaj

pak kripë duke provuar shijen

Përgatitja.

Në një enë zëmë brumin me ujë të vakët, vajin dhe e lëmë të pushojë 15-20 minuta.

Gjysmën e brumit e ndajmë në  20 topa te vegjel dhe pasi i hapim 10 të parët një e nga një sa pëllëmba e dores, i bashkojme dhe i hapim të gjitha se bashku si një të vetme. Te njejten gje bejme edhe me pjesen tjeter te topave.                                                                                         

Gjysmën e brumit tjetër e ndajmë gjithashtu në 10-12 topa te vegjel e të barabartë për të përgatitur peta të tjera të  cilat do ti pjekim pak para përdorimit të tyre.                                   

Njeren nga petat e pergatitura e vendosim në tepsinë e lyer me pak van dhe mbi te thermojmë një pjesë nga pitet e pjekura dhe i shtrojme duke i hedhur 1/2 – tën e mbushjes së byrekut që përgatitëm më përpara.

Në të njëjtën mënyrë veprojmë deri sa ta mbushim byrekun me përbërësit që na kanë mbetur.

Vendosim edhe peten tjetër për ta mbuluar byrekun dhe i kthejmë  cepat me kujdes që të bashkohen të dyja petat.

Spërkasim byrekun me pak vaj dhe ujë për të mos thahet gjatë pjekjes. E fusim byrekun në furrë të nxehtë në temperaturën 375 degrees për 40-50 minuta.

Pas pjekjes e presim byrekun në forma sipas dëshirës dhe e shërbejmë të ngrohtë me nje gote me kos te ftohte.

Ju befte mire!

Back to top button
Verified by MonsterInsights