Aspekte arkeologjike, të “Labeatisë”

Pjesëmarrës i disa gërmimeve arkeologjike në shqipëri, kosovë dhe në mal të zi. Fisi Labeatët është një ndër fiset ilire më të fuqishme dhe më të njohur në botën antike. Këtë fis ilir na e bëjnë të njohur shkrimtarët antikë, tit livi dhe plini. Këta autorë e përmendin shkodrën si kryeqytet të labeatëve dhe gjithashtu meteonin (meduni i sotëm) si qytet labeat, në të cilin ishte strehuar familja e mbretit gent gjatë luftës me romakët në shek ii p.e.r. sipas shkrimeve antike, labeatët jetonin rreth liqenit me të njëjtin emër, lacus labeatus. si kryeqendër të vetën kishin shkodrën dhe qytet tjetër të rëndësishme siç ishte meteoni. Vendi në të cilin mbas humbjes që pësuan ilirët në shkodër u strehua familja e mbretit gent, prijësit të shtetit ardian. në zotërimin e labeatëve duhet të ketë qenë e gjithë zona përreth liqenit të shkodrës dhe gjithë fusha e zetës deri në Podgoricë, te lumi Moraçë kufizohej me fisin e Dokleatëve. Po ashtu brenda kësaj zone duhet të jetë shtrirë e gjithë rrethina e Shkodrës deri tek Olcini antik (Ulqini). sikur në territorin e Shqipërisë e po ashtu edhe në Mal të Zi gjenden edhe vendbanime të tjera labeate, të cilat kishin funksion banimi apo mbrojtjeje. Këto vendbanime janë të tipit të fortifikuar me mure të fuqishme të ngjashme me stilin e fortifikatave helenistike dhe gjinden nëpër maje kodrash. në territorin e shtetit të malit të zi më të njohurat janë kalaja e samoborrit në veri të liqenit të Shkodrës. I ngjashëm me këtë vendbanim është kështjella e obllunit në veriperëndim të liqenit të Shkodrës dhe gjyteza përmbi fshatin Dinoshë. Edhe në Republikën e Shqipërisë njihen disa vendbanime të tilla si kodra e Moksetit në lindje të liqenit të Hotit, kalaja e Gajtanit në verilindje të qytetit të Shkodrës, si dhe Beltoja pranë qytetit të Shkodrës. Këtyre vendbanimeve mund t’u shtohet edhe një vendbanim i tipit të hapur fushor, i zbuluar në fshatin Gostil, në fushën e Zetës, në të cilin në vitet 60’ arkeologët gjetën një sasi të madhe të bizhuterisë dhe enëve të luksit me prejardhje greke, më çfarë dëshmohet se popullata Labeate ka bërë shkëmbime mallrash gjerësisht me tregjet e botës mesdhetare të asaj kohe. Si përfundim mund të thuhet se fisi Labeat ka qenë fisi i cili ka luajtur një rol aktiv në historinë e Mbretërisë Ilire. Ndërsa territori i këtij fisi ka qenë bërthama e krijimit të shtetit Iilir me qendër në Shkodër, për të cilën më së miri dëshmojnë të dhënat historike dhe arkeologjike. “Labeatët” premtojnë se traditën e filluar do ta vazhdojnë, se viteve të tjera do të na bashkëngjiten të pasionuar të tjerë mbas trashëgimisë sonë natyrore dhe kulturore e historike’’… sepse ka shumë udhëtime që duhen bërë; shumë legjenda, mite, mistere, mrekulli e bukuri magjepse, që presin për t’i zbuluar dhe natyrisht, shumë adrenalinë…

Anton Lulgjuraj

(Autori është magjister i arkeologjisë pranë Qendrës për Studime Albanologjike, Tiranë)

Me respekt OJQ ‘’Labeatët’’, Tuz 81206, Malësi e Madhe (Mali i Zi)

tel. kontakti: +38269092246

                             +38269400411

                              +38269232779

                             +38269866550

e-mail: labeatet@gmail.com

fq. facebook: ojq labeatet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights