Pylli ishte zgjuar si përditë. Zogjtë fluturonin dhe I jepnin pyllit ëmbëlsi me cicërimat e tyre. Kafshët luanin me njëra-tjetrën. Të gjithë ishin të gëzuar. Por, papritur , këtë atmosferë të bukur e prishi një e qarë. Lepurushi, ketrushi dhe iriqi që ishin duke kërcyer ndërprenë vallen dhe u drejtuan nga vinte e qara.
Kur miqtë panë një arush të vogël të ulur mbi një gur dhe qante.
-Pse po qan ? – e pyeti lepurushi.
– Kam humbur babin, – tha arushi duke qarë.
– Po si e ka emrin babi yt ? – I tha iriqi.
– Babi , -tha arushi I vogël.
Kafshët e tjera qeshën. Arushi I vogël vazhdon të qajë me lot.
-Si thoni shokë, ta ndihmojmë – thanë të gjithë miqtë e pyllit.
– Do vij dhe unë me ju që t’ju ndihmoj të gjeni rrugën, -tha një zog I bukur.
– Hipni në makinën time tha ketrushi, dhe të gjithë aë bashku u nisën që të takonin të gjithë arinjtë e pyllit. Njëri prej tyre duhet të ishte babi I arushit të vogël.
Dha ja ndaluan para një Berberhane, ku punonte si berber një ari.
Ariu berber po qethte një cjap.
-Më falni – tha lepurushi – ia ktheu ariu berber dhe po qeshte me të madhe. Qeshi edhe cjapi. Miqtë u turpëruan, kërkuan falje dhe u larguan.
Miqtë u nisën drejt rrobaqepsisë, te ariu rrobaqepës.
Ai po qepte pantollonat e një gomari.
-Po ku I ke grisur kështu pantallonat more gomar? – tha ariu.
-Në ferra usta – ia ktheu gomari .
-Usta, u bënë gati?
Tha ariu dhe nxorri kokën nga prapa perdes së dhomës së ndërrimit.
Ndërkohë hynë miqtë tanë.
-Më falni – tha lepurushi – mos është ky arushi djali juaj ?
-Fëmijët e mi nuk largohen kurrë nga shtëpia pa leje – tha ariu rrobaqepës pa e kthyer fare kokën që të shihte.
Miqtë u nisën drejt ariut peshëngritës.
-Më falni – tha lepurushi – mos është ky arushi djali juaj ?
-Mmmm- ia bëri ariu dhe I tregoi miqve fëmijët e tij që ishin radhitur në stërvitje.
-Fëmijët e mi nuk janë ngordhalaqë – shtoi ariu…
Miqtë të dëshpëruar u nisën drejt ariut fotograf.
-Më falni – tha lepurushi – mos është vallë ky arushi djali juaj ?
-Jo – tha ariu.
-Ju lutem na ndihmoni të gjejmë babanë e këtij arushi se ky nuk mban mend as emrin, – iu lut ketrushi ariut fotograf .
-Patjetër, tha fotografi – unë do ju tregoj fotografitë e gjith arinjve të pyllit tonë.
Arushi I vogël shikon me radhë në fotografi ariun gjuetar, ariun berber, ariun rrobaqepës, ariun peshngritës, ariu artist, …
Arushi I vogël u hodh nga gëzimi dhe thërriti.
-Babi, babi ime, babi ime !
Të gjithë u kënaqën. Ariu fotograf I bëri një fotografi të gjithë miqve dhe ata u nisën drejt cirkut. Sa arritën te dera vogëlushi I vogël filloi të thërriste: – O ba , babi !
Ariu artist dëgjoi zërin dhe doli. Arushi iu hodh në qafë, e puthi dhe I tha.
-Babi, unë humba !
Ariu artist I falenderoj kafshët e pyllit që e kishin ndihmuar djalin e tij dhe I ftoi të gjithë për të parë shfaqen e cirkut.