Akull me lule për pije

Përbërësit

Lule që lejohet të hahen, si petale trëndafilash, lavandër, orkide, manushaqe etj.

mbajtëse akulli

ujë

Përgatitja

Që lulet të rrinë nëpër akull dhe të mos bien në fund duhet të punohen në shtresa. Mbusheni tabakanë ku do të bëni akullin një të katërtën me ujë. Shtoni lulet me pjesën e bukur poshtë dhe ngrijini!

Pastaj shtoni ujë përsëri deri në gjysmë dhe vendoseni në ngrirje.  Mbusheni deri në krye dhe ngrijeni përsëri!

Që akulli të dalë i tejdukshëm, përdorni ujë të distiluar që është vluar dhe pastaj ftohur. Kjo eliminon, flluskat që mund të krijohen.

Akullin e zbukuruar me lule mund ta përdorni nëpër pije të ndryshme.

Shënim: Përdorni vetëm lule që mund të hahen dhe të siguroheni që nuk janë të trajtuara me kimikate.

Adelina Shehu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights