Ul siparin Festivali i Gjirokastrës, Grupi Rozafati udhëton nga SHBA-ja për të ndezur natën e shtatë të tij

Me performancat e Ansamblit të këngëve dhe valleve popullore të Shqipërisë dhe Ansamblit “Shota” të Kosovës, uli siparin edicioni i 11-të i Festivalit Folklorik Kombëtar.


Për 8 netë me radhë, kalaja e Gjirokastrës, u mbush nga artdashës të muzikës tradicionale, por edhe vizitorë të shumtë vendas e të huaj.


Dy ansamblet performuan si një trupë e vetme, këngë e valle të krahinave të ndryshme. Programi i tyre u mirëprit nga publiku, ku nuk munguan as shqiptarët e Kosovës.


Edhe në natën e fundit të Festivalit Folklorik Kombëtar publikut të gjerë iu bashkuan edhe turistë të huaj.
Të ftuar në natën përmbyllëse të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës ishte edhe “La nuova Orchestra italiana di Renzo Arbore”, grupi italian që prej 32 vitesh i bën jehonë muzikës tradicionale napoletane.
Në skenën e edicionit të 11-të të Festivalit Folklorik Kombëtar u ngjitën mbi 1200 performues nga Shqipëria, trevat shqipfolëse dhe Diaspora.


Një natë para fundit të këtij festivali madhështor, Arbëreshët me kostumet e këngët e tyre më të njohura shekullore, grupi i valleve ‘Rozafati’ nga diaspora e shqiptarëve të SHBA dhe artistët e vetë qarkut Gjirokastër, vendit mikpritës të festivalit, janë ngjitur mbrëmë në skenën e Festivalit Foklorik Kombëtar të Gjirokastrës.


Në natën e shtatë të edicionit të 11-të këtij festivali, spikatën shumë folklorist të rinj, të ardhur nga SHBA.
Grupi Rozafati i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, ishin performuesit e dytë të natës së shtatë të Festivalit Folklorik Kombëtar.


Artistët e komunitetit shqiptar të New Yorku-t përcollën përshëndetjen e të gjithë bashkëatdhetarëve të tyre.


Ky grup është themeluar nga Don Petër Popaj në vitin 1990 dhe ishte i pari i vallëzimit tradicional në SHBA. Grupi ka kultivuar në mënyrë aktive dhe autentike kulturën shiptare dhe mes vallëzimit, gjuhës dhe këngës.


Nga viti 2005 nën drejtimin e Angjelina Nikës “Mjeshtër i madh”, grupi Rozafati ka interpretuar mbi 145 valle unike tradicionale nga të gjitha trevat e Shqipërisë etnike.
Në vitin 2014 Grupi Rozafati u nderua me titullin presidencial “Mjeshtër i madh”
Ata e çelën performancën me vallen me motive Tropoje, të ekzekutuar nga grupi Rozafati, për të vijuar më pas me këngën “Kceni mori çika” me muzikë të Kol Susaj dhe të interpretuar nga Mikelja Nonaj, për ta mbyllur më pas me Vallen e Flamurit.


Pas paraqitjes në festival, Grupi bëri edhe një postim në Instagram për të kryer falenderimet e rastit.
“Një falenderim i madh për kërcimtarët tanë të mrekullueshëm. Faleminderit të gjithëve që mundësuan këtë udhëtim, përfshirë Kishën Zoja e Shkodrës, Dom Pjeter Popaj, komunitetin shqiptar të Nju Jorkut, Ministren e Kulturës, Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, Mjeshtrin e Madh Kol Susaj, vetë legjendën Gëzim Nika, dhetë gjithë ata që kanë investuar tek ne. Mezi presim të kthehemi këtu së shpejti!

Back to top button
Verified by MonsterInsights