Loja Kaladibrançe
Kaladibrançe ose Çardaku është lojë e vjetër e cila është luajtur prej shumë kohësh në trevat shquptare. Në këtë lojë njëra palë e lojtarëve përkulen të lidhur nga kurrizi për duarsh dhe lojtarët e palës tjetër përpiqen t’u hipin në kurriz dhe të qëndrojne sipër tyre ndërkohë qe te tjerët vazhdojnë te hidhen.
Njëra palë e lojtarëve (ata që u kërcejnë të tjerëve mbi kurriz) zgjedh një numër; pasi zgjidhet numri ata u hipin mbi kurriz lojtarëve të palës kundërshtare të cilët formojnë “kalanë”. Këta të fundit kanë tre mundësi që të gjejnë numrin. Nese ata nuk e gjejnë dot, cikli përsëritet, pra ata do të qëndrojë përseri në lojë duke pritur qe pala fituese te zgjedhë përsëri një tjetër numër dhe lojtarët e saj të hidhen përsëri mbi ta. Nëse pala e lojtarëve që formojnë “kalanë”, e gjen numrin që ka zgjedhur pala kundërshtare atëherë ata nuk rrinë më “kala” por ngrihen, në mënyrë që pala tjetër të bëhet kala dhe anasjelltas.
Në qoftë se kalaja prishet kur pala kundërshtare të jetë hedhur siper (dmth nëse lojtarët nuk janë në gjendje t’i mbajnë kundërshtarët e tyre mbi kurriz), atëherë lojtarët që formojnë kalanë do të qëndrojnë perseri në pozicionet e tyre, dhe loja rifillon nga e para.
©️ VOTRA Magazine / Prill 2021