Plazhet e virgjëra të Durrësit që duhet t’i vizitoni këtë sezon

Bashkia Durrës ka një vijë bregdetare prej 65 km. Deti Adriatik është shumë tërheqës sidomos për turistët familjar duke ofruar ujëra të cekta përgjatë plazheve që karakterizohen nga një brez ranor. Kështu, zhvillimi i turizmit familjar (diell, det  dhe rërë) merr një rëndësi edhe më të veçantë për Bashkinë Durrës, duke qenë se përgjatë vijës bregdetare shtrihen plazhet ranore të Durrësit (nga stacioni i parë Agip deri në Plepa), të Njësisë Administrative Katund i Ri, të Njësisë Administrative Ishëm (më konkretisht Gjiri i Lalzit, Shën Pjetër) dhe pjesërisht shkëmbore si Kepi i Rodonit, plazhet ranore të Njësisë Administrative Rrashbull (I njohur ndryshe si plazhi i Shkëmbit të Kavajës) si dhe plazhet ranore të Currilave dhe plazhet ranore e pjesërisht shkëmbore të Kallmit.

Plazhi i Kallmit

Ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit të Durresit, jo shumë larg Lagjes së Currilave. Ka një sipërfaqe të vogel rërë, afër së cilës ndodhet një tjetër sipërfaqe me gurë me një kodër pranë, dhe me shumë kallamishte në afërsi, nga ku ka marrë dhe emrin e vet ky plazh i vogël. Është pothuajse i virgjër dhe kjo është kryesisht për shkak të vendndodhjes së tij gati të veçuar nga vendbanimi i qytetit të Durrësit.

Plazhi i Shënpjetrit

Fillon në kreun e fshatit Fush Draç dhe përfundon në Perroin e Tarinit.  Është me gjatësi rreth 4.7 km, po kështu me gjërësi dhe sipërfaqe të konsiderueshme rëre. Pyllëzimi me pishë bregdetare me sipërfaqe rreth 80 ha i shton vlerat e këtij ‘Monumenti Natyre’, por njëkohesisht përbën brezin e mbrojtjes i cili zë dhe vijën bregdetare rreth 3.5 km të ketij plazhi.

Kepi i Rodonit

Kepi i Rodonit është një nga pjesët më të bukura dhe strategjike të bregdetit shqiptar. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug. Në veri të tij derdhet lumi i Ishmit një nga lumenjtë e vegjël të Shqipërisë. Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen kodra argjilore, të cilat dallohen nga format e rrumbullakëta që e rrethojnë krejt kepin. Një pjesë e tyre mbulohen nga pyje të vogla duke krijuar dy ngjyra shplodhëse: të kaltrën e detit dhe të gjelbrën e bregut. Kepi i Rodonit është një nga pjesët më të bukura dhe strategjike të bregdetit shqiptar.

Fshati Rinia

Në fshatin Rinia është një tjetër plazh që të kujton Durrësin dikur, me rërë të pastër dhe një hapësirë të madhe me pisha, e ujë të pastër. Ky plazh shtrihet rreth 11 kilometra në veri të qytetit të Durrësit.

Turizmi i marinës

Turizmi i marinës është një produkt turistik, që lidhet me aktivitete argëtuese në kontakt me organet e ujit, ku mund të zhvillohen shumë aktivitete të ndryshme detare. Mund të përfshijë aktivitete të tilla si: shëtitje argëtuese me varkë, anije udhëtimi, histori detare, edukimin dhe tokën lidhur me komponente të tillë si hotele/vendpushime, kafene/restorante.

Në territorin e Bashkisë Durrës është funksional Porti i Durrësit (për mallra dhe turistë) si një ndër portet më të rëndësishëm në rajon. Ky port shërben për ankorimin e anijeve të mallrave, qytetarëve, të krocierave etj.

Duke qenë porta hyrëse kryesore detare për/nga Shqipëria, Durrësi ka mundësinë unike për të rritur shitjet e produkteve turistike veçanërisht për vizitorët transit nga/dhe drejt kontitnentit.

Arkeologjia nënujore

Arkeologjia nënujore është një disiplinë shkencore, megjithëse ështe e karakterizuar nga teknika dhe teknologji të veçanta, ndihmon të kuptojmë dhe të zbulojmë të shkuarën tonë, nëpërmjet pasurive nënujore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights