Breshka dhe lepuri

Lepuri dhe breshka I kishin shtëpitë pranë e pranë .

Lepuri gjithnjë e ngacmonte breshkën për ngadalsinë e saj. E quante plakë, megjithëse ata ishin moshatarë më njëri-tjetrin. Për t’u mburrur I kërkonte të bënin një garë vrapimi.Breshka nuk I përgjigjej, por kthente rrugë.

Lepuri përsëri ia priste udhën.

-Hë, zonja breshkë, si thua, a pranon të bësh një garë më mua?

-Mirë , -tha një ditë breshka.

Lepuri u çudit nga fjalët e breshkës. Lepuri e quante veten “më të shpejtin e kafshëve”. Breshka ishte më e ngadalta.

Lajmi se breshka dhe lepuri do të bënin  një garë vrapimi me njëri-tjetrin ishte përhapur në të gjithë pyllin. Të gjitha kafshët u çuditën me vendimin e breshkës.

Erdhi dhe dita e garës së madhe. Breshka dhe lepuri u vendosën në vijë si atletët dhe me t’u dhënë sinjali u nisën. Lepuri vrapoi me të katra dhe u bë erë, kurse breshka lëviste me hapa të ngadalta. Lepuri duke vrapuar e kthente kokën prapa. Breshka zvogëlohej në sytë e tij, derisa erdhi një  çastnuk u pa më. Breshka kishte mbetur shumë prapa.

Ishte shumë vapë. Lepuri qëndroi për të parë breshkën. Ajo nuk dukej gjëkundi. Kishte mbetur shumë prapa. Lepurit I erdhi keq për breshkën, ndaj mendoi të merrte  një sy gjumë nën hijen e pemëve derisa të ofrohej breshka. Kur breshka afrohej, ai do të vraponte  përsëri dhe do ta fitonte garën. Nën pemë frynte një erë e freskët dhe lepurin e mori një gjumë I thellë.

Një gjumë më I thellë nuk bëhej. Ngadalë-ngadalë breshka arriti tek hija e drurëve. Ajo dëgjoi një gërhimë. Hodhi shikimin dhe pa lepurin që po gërhiste. Kushedi se çfar ëndërrash shihte. Nuk qëndroi por vazhdoi në udhën e saj me te njëjtin hap.

Ec e ec….

Ec e ec….

Breshka po I afrofej fundit të garës.

Dikur lepuri u zgjua nga gjumi I thellë dhe hodhi sytë prapa për të parë breshkën. Ajo nuk dukej poshtë në udhë. Lepuri filloi të vraponte I sigurtë se breshka kishte mbetur prapa, ose e kishte lënë garën. Në një cast ngriti kokën dhe shumë përpara tij, atje ku gara përfundonte, pa breshkën. U çudit sa më s’bëhet dhe vrapoi me të gjithe fuqinë që ta arrinte. Ishte vonë, sepse breshka e kishte fituar garën. Kafshët e pyllit prisnin ardhjen e lepurit, por atij nuk I bënin me këmbët të vraponte. Mallkonte veten për gjumin e rëndë që e kishte zënë. Që nga ajo ditë lepuri nuk do ta  ngacmonte më dhe nuk do të guxonte të futej në garë me breshkën. Trembej se mos përsëri do ta rrëmbente gjumi I rëndë .

©️ VOTRA Magazine / Maj 2021 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights