Sport

​Si lindi loja e futbollit?

⚽ “Futboll” është një term i cili ka të bëjë me një numërsportesh që përfshijnë në një mënyrë apo në një tjetër gjuajtjen e topit me këmbë për të shënuar një gol. Më i famshmi nga këto sporte është futbolli i asociuar ose thjesht futbolli siç njihetgjerësisht. Termi “futboll” u referohet llojeve të ndryshme tëlojërave me top që kanë rregulla të ndryshme, ku përfshihenfutbolli amerikan, rregullat australiane të futbollit, futbollikanadez, regbi dhe lojëra të tjera të ngjashme. ⚽

⚽ Forma të ndryshme të futbollit mund të identifikohen nëhistori shpeshherë si lojëra maratonë. Rregullat bashkëkohore tëfutbollit datojnë që nga kodifikimi i lojërave në shkollat publikeangleze në shekullin 18-19. Ndikimi dhe fuqia e PerandorisëBritanike bëri të mundur që këto rregulla të përhapeshin nëzonat ku britanikët kishin influence, edhe jashtë kontrollit tëdrejtpërdrejtë të tyre. Në vitin 1888, Liga e Futbollit u themeluapër herë të parë në Angli, duke u bërë kompeticioni i parë ngashumë kompeticione të futbollit profesional. Gjatë shekullit tëXX, u zhvilluan forma të ndryshme të futbollit duke krijuarshumë skuadra dhe kompeticione të ndryshme futbolli nëpërbotë. ⚽

Etimologjia
​Ekzistojnë shpjegime të ndryshme për origjinën e fjalësfutboll. Hamendësohet gjerësisht se termi “futboll” i referohetveprimit të gjuajtjes së topit me këmbë. Ekziston edhe njëshpjegim alternativ, sipas të cilit termi “futboll” fillimisht ireferohej varietetit të lojërave të cilat luheshin me këmbë nëEuropën mesjetare.

Historia e hershme e futbollit
​⚽ Grekët e lashtë dhe romakët njiheshin për lojërat e shumta me top, disa prej të cilave përfshinin edhe përdorimin e këmbëve. Loja romake Harpastum besohet se ka përshtaturshumë rregulla nga një lojë e vjetër greke e quajtur Episkyros, e cila përmendet në një dramë të vitit 388-311 para Krishtit. Këto lojëra duket se kanë shumë të përbashkëta me regbinë – njëvariant i futbollit modern. Ciceroni romak përshkruan rastin e një burri i cili u vra teksa rruhej tek berberi, për shkak të një topitë goditur me këmbë që përfundoi brenda berberhanes. ⚽

⚽ Qysh në lojërat romake përdorej ndërkohë topi imbushur me ajër. Loja Episkyros e grekëve të lashtë ështënjohur nga FIFA si një formë e hershme e futbollit. Sipas tënjëjtit burim, cuju është forma më e hershme e futbollit e cilaështë vërtetuar edhe shkencërisht dhe që është luajtur në Kinë. Cuju shfaqet në formën e një manuali për ushtrime të karakteritushtarak të hartuar nga perandori Zhan Guo Ce në shekujt III dhe II para Krishtit. ⚽

⚽ Aty përshkruhet një praktikë e njohur si “cuju” – njëterm ky i cili fjalë për fjalë përkthehet “gjuaj topin”. Loja konsistonte në goditjen e një topi lëkure për ta futur në një vrimëtë vogël të bërë me një cope mëndafshi e cila mbahej me shkopinj bambuje një një pozicion të palëvizshëm dhe qëndrontee varur rreth nëntë metra mbi tokë. ⚽

⚽ Gjatë Dinastisë Han, format e ndryshme të lojës cuku u standardizuan dhe për to u vendosën rregulla. Variacione tëndryshme të kësaj loje u përhapën në Japoni dhe Kore, tënjohura respektivisht si kemari dhe chuk-guk. ⚽

⚽ Ka një numër të madh referencash tradicionale, të lashtadhe prehistorike të lojërave me top, të luajtura nga njerëzit e lashtë në vende të ndryshme të botës. Për shembull, në vitin1586, ekuipazhi i një anijeje të udhëhequr nga eksploruesianglez John Davis, zbriti në brigjet e Groenlandës për të luajturnjë formë të futbollit me eskimezët vendas.

Çdo ndeshje e kësaj natyre fillonte me dy skuadra përballënjëra-tjetrës në vija paralele, përpara se të përpiqeshin tëshkelmonin topin në vijën e kundërshtarit e më pas të shënoningol. ⚽

Një lojëdy emraPse amerikanët e quajnë ndryshefutbollin?
​⚽ Historianët amerikanë u hynë studimeve për të zbuluarse përse amerikanët e quajnë ndryshe futbollin. Fjala “soccer” është në fakt një term britanik që vjen nga loja Association Football, i cili në vetvete është futbolli që luhet edhe sot. Përdorimi i fjalës “soccer” daton 200 vite më parë.

Sipas fjalorit të Oksfordit, përdorimi i fjalës “futboll” nëanglisht u regjistrua për herë të parë në vitin 1486. E gjithëhistoria fillon në vitin 1863 në Angli, kur futbolli i tipit regbidhe futbolli aktual i quajtur futboll i asociuar, u ndanë në rrugëtë ndryshme dhe kur u krijua Football Association në Angli, ipari komitet drejtues i futbollit.

Ndryshe nga sa besohej, studiuesit kanë zbuluar, se fjala“soccer” e ka origjinën në Britani në fund të shekullit 19. Studimi zbuloi se britanikët ndaluan së përdoruri termin“soccer” vetëm 30 vjet më parë.

Amerikanët shpikën variantin e tyre të lojës, të cilën e quajtën thjesht “football” në fillim të viteve 1900. Kjo ështëarsyeja përse futbolli që njihet nga e gjithë bota, në SHBA u quajt “soccer”, sepse ata e kishin modifikuar tashmë versionin e futbollit evropian dhe i kishin vënë emrin “futboll”. Ndërsaversionin origjinal tashmë amerikanët e quajnë “soccer”. ⚽​©️ VOTRA Magazine / Qershor 2021 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button