Znj. Albana Konçi:”Të mësojmë të shkëlqejmë nga brënda dhe jashtë!”

4 Pyetje për Znj. Albana Konçi për revistën “Votra”

1- Ju keni kohë që i jeni bashkuar Motrave Qiriazi. Çfarë misioni ka organizata e AAWO?

AAWO  është një organizatë me një vizion të qartë, është e hapur për të ndihmuar të dëgjohet zëri i gruas shqiptare, t’u japë një ndihmë shpirtërore dhe emocionale në periudhën e vështirë të përballjes me një jetë të re, me vështirësi të reja në një vend ku ato emigrojnë për një jetë të mirë dhe një të ardhme të re për familjet e fëmijët e tyre.

2- Çfarë mendon se i mban gratë të reja në pamje e në shpirt.

Kjo është një nga pyetjet që unë në profesionin tim e ndesh çdo çast. Të mësojmë të shkëlqejmë nga brenda dhe jashtë. Të gjithë kemi takuar dikë që dhe pa qenë fizikisht tërheqëse të bën për vete, të sjell një buzëqeshje menjëherë te ty. Ajo ka të bëjë me shpirtin e tyre të bukur. Janë pikërisht ato gra që nuk harxhojnë kohën të bindin njerëzit sa të bukura janë. Është energjia që ato përçojnë që shndërrohet në bukuri fizike. Të jesh vetvetja ka rëndësi, largo negativitetin. Pranoje veten duke larguar përpjekjet për të arritur një përsosmëri të pamundur! Duaje veten dhe në moment dobësie, gjithmonë do jetë dikush më e dobët, më e bukur më e pasur …ndalo torturën e gjykimit, kur bukuria e brendshme dhe e jashtme janë në harmoni atëherë provohet bukuria e vërtetë.

3- Bota në të cilën jetojmë ka më shumë nevojë për….?-

Për dashuri, respekt dhe sinqeritet.

4- Çfarë vlerëson më shumë se çdo gjë tjetër në jetën tënde?

Në një botë të trazuar si kjo e sotmja e mbushur me pasiguri, probleme financiare, sëmundje e probleme të përditshme pa fund e vetmja gjë që vlerësoj akoma më shumë është familja. Është i vetmi vend ku jeta fillon me dashuri që kurrë nuk shteron. Nuk mund të gjendet njeri në botë që të do si prindërit dhe atë dashuri e përkujdesje ua përçon fëmijëve, nipërve dhe mbesave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights