Znj. Agathia Luka dhe mesazhi i saj për gratë shqiptare

5 Pyetje për Znj. Agathia Luka nga revista Votra

Faleminderit për kontributin tuaj për gratë shqiptare e dashur Agathia dhe faleminderit që pranuat t’u përgjigjeni pyetjeve tona të shpejta!

1- Përse i je bashkuar organizatës “Motrat Qiriazi”? Çfarë ju tërhoqi te kjo organizatë?

-Kjo organizatë i është kushtuar çështjes së gruas dhe si e tillë e pashë të arsyeshme t’i bashkohem organizatës dhe të punoj për gratë që kanë nevojë dhe mbështetjen e organizatës.

2- Cili është rregulli numër një për ty kur do të arrish më tepër?

-Këmbëngulja dhe besimi në vetvete.

3- Çfarë vlerëson më tepër në jetën tënde?

-Familjen dhe edukimin e fëmijëve.

4- Bota në të cilën jetojmë ka më shumë nevojë për….?-

-Besim te Zoti, respekt dhe mirënjohje për njerëzimin.

5- Çfarë mendon se i mban gratë të reja në pamje dhe në shpirt?

– Jeta e përditshme, marrëdhëniet me partnerin dhe familjen për mua janë gjëja kryesore. Nëse ke këto çdo gjë të bën të lumtur dhe të denjë të krijosh kohën dhe mundësinë për mirëmbajtjen e trupit dhe freskinë e pamjes tënde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights