“Vallet e Tropojës”-Angjelina Nika

Tropoja shtrihet në pjesën verilindore të Shqipërisë dhe kostumet popullore të kësaj zone janë një mrekulli më vete. Pjesa kryesore e kostumit të vajzave është fundi i kuq dhe i gjerë, i cili hapet gjatë rrotullimeve të shpejta të vajzave teksa kërcejnë. Motivet e zbukurimeve janë marrë nga natyra, si p.sh. lulet shumëngjyrëshe. Ngjyrat e forta dhe të shndritshme tregojnë bukurinë dhe energjinë e rinisë. Janë dy lloje vallesh në Tropojë: vallja epike, e cila interpretohet nga  burrat dhe vallja lirike të cilën e  kërcejnë plot hijeshi vajzat. Vallet tropojane dallohen nga motivet  koreografike dhe figurat. Bukuria e kostumeve popullore me shumëllojshmërinë e ngjyrave dhe zbukurimeve harmonizohet mrekullisht me lëvizjet elegante, dinamike dhe plot nur që dominojnë vallet.

Angjelina Nika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights