Ushqimet që e zvogëlojnë rrezikun e kancerit të gjirit.

Edhe pse nuk mund ta ndalojmë kancerin që mund të krijohet në gji, prapë disa rregulla në mënyrën e të jetuarit  ndihmojnë në parandalimin e tij. Ato janë:

. Mbajtja e një peshe të shëndetshme

. Jetë fizike aktive

. Konsumimi i frutave dhe perimeve 

. Mospirja e duhanit

. Pirja e limituar  e alkoolit 

Përveç të gjitha këtyre, mbajtja e një peshe të qëndrueshme, një jetë fizike aktive dhe një i ushqyer i kujdesshëm duhet të zënë vend të rëndësishem në jetën e çdo gruaje.

Cheryl L.Rock,Ph.D.,R.D, që merret me mjekimin në familje dhe mjeksinë parandaluese, pedagoge në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, thotë në revistën “EatingWell’ që:

 

“Një grua e zvogëlon 2/3 shansin e kancerit me ushqim të mirë dhe me kontroll të peshës së saj.” 

“Edhe një grua që mbart genet që ia rrisin shansin e kancerit BRCA1  ose 2, me dietë dhe kontroll të peshës së saj e zvogëlon ndjeshëm prekjen nga kjo sëmundje.”

 

Në këtë artikull do të përshkruajmë ushqimet bazë që ndihmojnë në parandalimin e kancerit  të gjirit. 

 

  • Kumbullat dhe pjeshkët.

Studiuesit në Texas A&M gjetën se kumbullat dhe pjeshkët kanë nivele antioksiduese  rivale me boronicat, prandaj ia vlen që këto fruta të jenë gjithmonë të pranishme në dietë.

  • Arrat

Studiuesit e Universitetit “Marshall”, shkolla e shëndetësisë në West Virginia, zbuluan se  përfshirja ditore e arrave në dietë, e zvogëlon përgjysmë zhvillimin e kancerit të gjirit.  Ekspertët mendojnë se këtë potencial luftarak arrat e fitojnë nga vlera anti-inflamatore e përmbajtjeve: omega-3 alpha – linolenic acid, fitosteroleve ose antioksiduesve në to.

  • Brokoli 

Sulforaphane – një përbërës në brokoli, e kishte zvogëluar gjithashtu rritjen e numrit të qelizave burimore kancerogjene në minj, e vërtetuar kjo nga Universiteti i Michiganit. Prandaj sugjerohet ngrënia e brokolit të pazier ose paksa të zier në avull.

  • Salmoni


Marrja e përbërësve të vajit të peshkut, të paktën për 10 vjet, e zvogëlon rrezikun eductal carcinoma, lloji më i shpeshtë i kancerit të gjirit. Por studiuesit gjithashtu thonë se mund të mos i pini tabletat nëse hani rreth 8 ons mish peshku në javë, (salmon, tunë, sardele). 

  • Vaji i ullirit

Edhe pse për të gatuar, vaji canola është më rezistent ndaj kohës dhe nxehtësisë, vajin e ullirit duhet ta përdorë çdo grua, – shprehen studiuesit në Barcelonë, sepse antioksidantët dhe acidi oleik ( një yndyrë e pangopur) e shuajnë rritjen e qelizave malinje.

  • Majdanozi

Shkencëtarët në Universitetin e Missourit zbuluan se kjo erëz e pengon rritjen e qelizave kanceroze, prandaj ata sugjerojnë që të përdoret çdo ditë nga pak majdanoz i freskët në sallata, apo në supëra të ndryshme.

  • Kafeja 

Pirja rreth dy deri në katër filxhanë kafe në ditë, me nga 8 ons secili, sepse mund të ndihmojë që të ulet rreziku i një lloj agresiv të kancerit të gjirit. Duhet të kihet parasysh që duhet përdorur vetëm  kafe, pa i shtuar sheqer apo krem. Janë bërë rreth 18 mijë studime mbi përdorimin e kafesë dhe deri tani një përdorim i kontrolluar i saj ndikon për mirë te gratë për të parandaluar kancerin e gjirit. 

  • Fasulet

Sipas një studimi të publikuar në një gazetë amerikane të të Ushqyrit Klinik, rritja e përdorimit të fibrave në dietë mund të ndihmojë në uljen e rrezikshmërisë së kancerit të gjirit. Studiuesit zbuluan se në çdo 10 gram fibër që një grua shton në dietën e saj, ajo e ul rrezikshmërinë e kancerit të gjirit me 7 përqind. Kjo sasi fibrash ndodhen në rreth 1/2 deri 1 gotë me fasule. Ushqime të tjera të pasura me fibër janë: elbi, bulguri, thjerrëzat, bizelet, karçiofa, hurmat arabike dhe manaferrat.

Dr. Astrit Gashi

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*