Urës Vajgurore i rikthehet përfundimisht emri historik, Dimal

Urës Vajgurore i është rikthyer përfundimisht emri historik, Dimal. Tashmë Dimali do të jetë një destinacion i turizmit kulturor dhe natyror.

Gjashtë vitet e fundit, Bashkia Dimal ka njohur një sërë investimesh, ku një nga më madhorët ka qenë dhe rijetësimi i qendrës së qytetit, duke e kthyer atë në një atraksion turistik.

Pas përurimit të statujës “Djaloshi i Dimalit” në Urën Vajgurore, simbol ky i këtij qyteti, u bë i mundur dhe rehabilitimi i qendrës së qytetit.

Muralet e artistëve të njohur vendas, por dhe nga bota i kanë dhënë ngjyra qytezës së vogël duke rritur numrin e turistëve të huaj dhe duke hapur një perspektivë të re zhvillimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights