Ujë të ftohtë apo të nxehtë?

Nëse e keni gjetur veten duke pyetur nëse perimet duhen filluar të gatuhen në ujë të ftohtë apo të nxehtë, dijeni se nuk jeni vetëm! Ndodh që të hedhim lakër jeshile në ujë të ftohtë, e të përfundojmë me ujë jeshil dhe lakër pa ngjyrë.

Dhe e vetmja mënyrë për ta mbajtur mend duket se është formula e ndjekur me dekada nga nënat amerikane, që perimet të cilat rriten MBI TOKË, duhet të hidhen direkt e në ujë të nxehtë që të ruajnë ngjyrën, formën dhe të zbuten mjaftueshëm për t’u ngrënë.

 

Kurse, perimet e rritura NËN TOKË  të hidhen në ujë të ftohtë, në mënyrë që të forcojnë pjesën e jashtme dhe të humbasin gradualisht niseshten në to, në mënyrë që të mos përfundojnë të qullura, pa shije dhe pa vlera ushqyese.

Ju bëfshin mirë!

Bruna Banushi

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*