Z. Vebi Kosumi për Samitin e parë të Diasporës:” Një nismë fantastike nga qeveria shqiptare, e cila mund të ishte organizuar edhe më mirë.”

Mesazhi i Z. Vebi Kosumi, Freelance International Lawyer/ Consultant, për Samitin e parë të Diasporës.

Samiti i parë për diasporën shqiptare, që u mbajt në Tiranë ishte një rast i mirë për t’u takuar me përfaqësues shqiptarë nga mbarë bota. Mund të them se ishte një nismë fantastike nga qeveria shqiptare, e cila është për t’u përshëndetur, por mund të ishte organizuar edhe më mirë.

Shpresoj që samiti i dytë që planifikohet të organizohet në Prishtinë do të eliminojë mangësitë nga samiti i parë. Nëse mund të veçoj disa nga elementët që vura re në këtë aktivitet mund të veçoja programin e shtypur të samitit, i cili kishte shumë për të dëshiruar, si dhe pjesa organizative e paneleve mungonte.

Mund të shtoj edhe faktin se panelet të cilat u mbajtën në Ministrinë e Jashtme nuk u dhanë hapësirë të mjaftueshme pjesëmarrësve të bëjnë pyetje.

Ndoshta kjo sepse kishin shumë panelistë dhe koha nuk ishte e mjaftueshme për të diskutuar dhe marrë mendimin e përfaqësuesve të diasporës.

Po ashtu, dëshiroj që në samitin e ardhshëm të ketë një përmbledhje nga samiti.

Përfundimisht mendoj se Samiti i Diasporës ishte i suksesshëm duke marrë parasysh sa shpejt është organizuar dhe numrin e pjesëmarrësve.

I mbetet Kosovës të marrë këtë përvojë nga samiti i parë dhe të organizojë një samit edhe më të mirë në Prishtinë këtë vit.

Artemisa Hoxha

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*