Asambleisti shqiptar në New York, Z.Mark Gjonaj për Samitin e parë Shqiptar:”Edhe pse nuk do të jetë një samit i përsosur, ne e dimë se do të jetë fillimi i diçkaje që do të ndërtojmë dhe përsosim në vitet në vijim!”

Mesazhi i Asambleist të shtetit te New York-ut Z. Mark Gjonaj dhënë për televizionin “Albanian Culture”  e përshtatur në shqip për revistën “Votra” nga gazetarja Artemisa Hoxha.

Ne të gjithë sjellim përvoja dhe suksese, promovimin e bashkimit të bashkësive dhe qëllimi është që të përfitohet nga kjo. Ne e kuptojmë që nuk do të jetë një samit i përsosur, por ne e dimë se do të jetë fillimi i diçkaje që do të ndërtojmë dhe përsosim në vitet në vijim.

Ne kemi diskutuar gjerësisht votimin që duhet nga diaspora në vendet tona të dyta,  rolin që qeveria duhet të ketë për të regjistruar shqiptarët në mbarë botën, rëndësinë e formimit të një Këshilli të Diasporës, e cila duhet të jetë e pavarur nga ndikimi i partive politike dhe të jetë me të vërtetë një zë i diasporës.  

Kemi diskutuar hollësisht për vënien e një ministri për diasporën, një person i përkushtuar për diasporën, për nevojën për të rritur më tej të ardhmen dhe qëndrueshmërinë ekonomike të Shqipërisë dhe popullit të saj.

Kemi propozuar një plan që do t’u japë përparësi kompanive në pronësi të shqiptarëve, të cilave u duhet të konkurrojnë në mënyrë të padrejtë me kompani të huaja.

Ne kërkojmë ndërmarrje të vërtetë nga qeveria shqiptare për të ndihmuar që të themelojë qendra bashkatdhetare, të investojë në arsim dhe art. Duhet të krijojmë atë urë, që bashkësia shqiptare të përfitojë krah për krah diasporës. Ne i kemi kërkuar qeverisë, që të përfshijë në këtë samit, dialogun që do t’i mundësojë bashkësisë të shprehë shqetësimet për ambasadorët, ku vendosen, sa do të qëndrojnë, a kanë staf të mirëfilltë, si dhe mundësinë për bashkësinë shqiptaro-amerikane për të pasur mundësinë e punësimit në zyrat e ambasadorit, për të ndikuar më tej në të ardhmen tonë. Një nga çështjet e tjera të ngritura kishte të bënte me dyshtetësinë.

Nuk është qëllimi ynë të forcojmë a të dobësojmë një parti politike.

Ne jemi apolitikë. Nuk kemi lidhje me forcat politike. Ne duhet të punojmë për një të ardhme për popullin dhe diasporën.  Për sa i përket mbështetjes, ideja e bashkësisë shqiptaro-amerikane që merr pjesë në këtë samit është një sukses. Është fillimi i diçkaje që shpresoj jo vetëm të rritet, por edhe të përmirësohet, si edhe të përfshijë qeverinë e Kosovës, të përfshijë drejtuesit dhe përfaqësuesit shqiptarë që kemi në Malin e Zi, në Maqedoni dhe partitë politike shqiptare që të bashkëpunojnë për ta bërë këtë samit më të suksesshëm në të ardhmen. Unë pres që kjo nismë të rritet përtej pritshmërive tona.

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*