Mesazhi i Z.Eduard Ndocaj për Samitin Shqiptar: Samiti i radhës i diasporës duhet të ketë përfundime konkrete për pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe në jetën politike të shqiptarëve që jetojnë jashtë!”

Mesazhi i Z.Eduard Ndocaj për Samitin e Parë Shqiptar, deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë

 

Samiti i Diasporës ishte një eveniment mjaft i rëndësishëm, sepse për herë të parë shqiptarët nga e gjithë bota u thirrën nga Kryeministri Rama. Vetëm kjo thirrje në një farë mënyre ishte një mirënjohje e institucioneve të shtetit, të politikës shqiptare për kontributin e rëndësishëm e të vazhdueshëm të diasporës shqiptare në proceset e rëndësishme të natyre kombëtare, ekonomike. Edhe pse ishte një samit i vonuar në kohë, ishte i domosdoshëm. Them i vonuar se shumë samite të kësaj natyre duhet të ishin thirrur vazhdimisht me parë nga qeveritë e ndryshme që kanë drejtuar vendin. Nuk mund të pritej shumë në këtë samit ajo që ishte e rëndësishme  ishte fakti se u krijua si precedent për takimet e tjera. Megjithatë,  hapi me i rëndësishëm dhe më i drejtë nuk është bërë dhe ai është integrimi politik dhe pjesëmarrja në vendimmarrjen e vendit.  Samiti i radhës i diasporës duhet të ketë përfundime konkrete për pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe në jetën politike të shqiptarëve që jetojnë jashtë!

 

Artemisa Hoxha

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*