Sallatë me avokado, domate, kastravecë dhe rukola

Koha e përgatitjes, 15 minuta.

Sallata me avokado, domate, kastravecë dhe rukola është e freskët, e shijshme, e lehtë dhe plot shije. E përzier me limon dhe e mbuluar me djathë feta, nuk do t’ju mjaftojë pjesa juaj!

2 avokado

1 kastravec i prerë

3 domate roma të copëtuara

1/4 filxhan qepë e kuqe e grirë

1 filxhan rukola

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë lëng limoni

kripë

piper

djathë feta

Në një enë të thellë, përzieni avokadon, kastravecin, domatet, qepën e kuqe dhe rukolën. Trazojini lehtë së bashku! Në një tas të vogël, përzieni vajin e ullirit me uthullën dhe lëngun e limonit dhe hidhuani perimeve përsipër!

Shënim: Në vend të djathit feta, mund të përdorni edhe karkaleca deti të pjekur në zgarë ose gjoks pule të pjekur në zgarë.

Adelina Shehu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights