Receta për bakllava të shpejtë

Kjo recetë bakllavaje është më e thjeshtë se ajo klasike edhe pse përfundimi është pothuajse i njëjtë. Bakllavanë mund ta përgatisni disa  javë para kohës që ju duhet për ta servirur dhe ta ruani  në pjesën me akull të frigoriferit.

Përbërësit e bakllavasë:

▪1 kg  miell
▪ 200 ml vaj 
▪ 70 ml qumësht
▪ 70 ml kos
▪ 4 të verdha veze + 1 vezë e plotë
▪ 1 lugë gjelle limon i shtrydhur
▪ 500 gr gjalpë i shkrirë
▪ Një pako niseshte (për të lyer petët)
▪ 700  gr arra të qëruara e të thërrmuara (për mbushjen)        

▪ 700 100 gr sheqer 

Përbërësit për sherbetin.

1 liter ujë
1 1/2 kg sheqer
pak vanilje (sipas dëshirës)

Përgatitja e bakllavasë.
 Sitet mielli dhe hapet një gropë në mes. Hidhen të gjithë përbërësit brenda përveç gjalpit. Përzihet masa me dorë duke marrë pak nga pak miell, derisa të laget e gjithë masa e miellit. Ngjishet brumi si brumë byreku dhe mbështillet me qese kuzhine dhe lihet të pushojë për një deri në tri orë.
Më pas merret brumi dhe ndahet në tri pjesë. Çdo pjesë ndahet në 10 toptha të vegjël. Merren 10 të parët dhe hapen me diametër rreth 20 cm duke i mbuluar me niseshte.
Pasi kemi hapur 10 petët e para, i vendosim njëra mbi tjetrën. Bëhet një kryq me shkopin e hollimit (okllai, pec) në mes dhe i shtypim pak që të mos lëvizin.
I hapim petët të gjitha së bashku aq sa ç’ është diametri i tepsisë që kemi dhe i shtrojmë në të.
Mbi të hedhim shtresën e parë të arrave të cilën e kemi perzier me pak sheqer. Të njëjtën gjë bëjmë edhe me pjesët e tjera të brumit dhe të arrave.
Mbasi kemi shtruar edhe shtresën e fundit të petëve, e presim bakllavanë me kujdes dhe sipër i hedhim gjalpin e shkrirë. E fusim në furrë dhe e lëmë të piqet për dy orë në temperaturën 350 degrees/ 180 gradë dhe një 15-minutësh në 450 degrees/ 250 gradë që bakllavaja sipër të marrë një ngjyrë të bukur.
Pastaj e nxjerrim bakllavanë dhe e lëmë të ftohet.

Përgatitja e sherbetit të bakllavasë.

Pasi vlon uji hedhim 1 kg sheqer, lëngun e limonit dhe e lëmë të vlojë për 5 minuta.
E largojmë nga zjarri, shtojmë vaniljen dhe pasi ftohet paksa ia hedhim sipër bakllavasë.
E lëmë bakllavanë të ftohet komplet dhe pastaj ia heqim sherbetin e tepërt (zakonisht duke e kthyer tepsinë anash ose duke hequr një kallëp ku vendi i mbetur bosh mbushet me sherbet dhe nga ku e marrim me një lugë të thellë) e vlojmë përsëri sherbetin e marrë nga bakllavaja së bashku me pjesën tjetër të sheqerit që kemi lënë pa përdorur për disa minuta derisa të bëhet i trashë si mjalti ( ga niseshteja e bakllavasë dhe sheqeri). E lëmë të ftohet plotësisht dhe ia hedhim bakllavasë sipër.
Bakllavanë e mbulojmë dhe e fusim në frigorifer ose në një vend të freskët dhe në hije të paktën për një ditë. Zakonisht bakllavaja bëhet gati për t’u sevirur tri ditë pas pjekjes. Ju bëftë mirë!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*