Plaku dhe plaka

Na ishte në herë plaku me plakën, dhe na zihen njëri me tjetrin…
Dhe, vendosën të ndaheshin .
Por, na duhej të ndanin edhe mallin, gjithë gjënë e katandinë, në mënyrë të barabartë…
Edhe ndanë :
-plaku mori kaposhin=plaka mori macen
-plaku mori sheqerin=plaka mori kripën
-plaku mori mashën=plaka mori kacin
Edhe u nisën secili mënjanë…
Kalon një farë kohe…
Plaka e la kripën dhe e nxorri në diellë për ta tharë.
Mirpo kripa I humbi. Dhe ngeli plaka pa kripëëëë…
Dhe nuk kishte me se të gatuante plaka, dhe na ngeli pa ngrënë.
Ashtuuuu…
Ndërsa plaka kishte sheqer dhe hante sheqerin.
Kështuuu.. Ndërsa plaka kishte moshën edhe nuk digjesh,Kështuuu…një ditë prej ditësh, ngelen të dy pa ushqim edhe pa lekë.
Ç’të bëj, unë I ziu, ç’të bëj ? – I thotë plaku kaposhit.
-O kaposh !
-Urdhëro, – I thotë kaposhi.
– Kemi ngelur pa lekë, o kaposh, po dil na gjej ndonjë gjë se nuk kemi me se të blejmë bukë.
– E mirë , – I tha kaposhi.
Edhe niset kaposhi e mer rrugën për të gjetur lekë për plakun…
Ec e ec, ec e ec…
Në mes të rrugës I del ujku.
I thotë ujku kaposhit :
-Ku po vete o kaposh ?
Ja, – I thotë kaposhi, – kam dal të gjej ca lekë  se s’kemi me se të hajmë bukë. Kemi mbetur pa ngrënë unë dhe plaku.
-Obobo more kaposh, po më vjen shumë keq, I thotë ujku . A të vij dhe unë me ty ?
– Jo, jo, se ska gjë , – I thotë kaposhi, – se është rrugë e gjatë edhe lodhesh.
– Jo ore jo, – I thotë ujku, se nuk lodhem. Do të vij dhe une me ty dhe do të gjejmë lek për plakun.
– Epo mirë si të duash, – I thotë kaposhi . Hajde atëherë,
Edhe nisen të dy bashkë.
Ec e ec, ec e ec, ec e ec të dy, kaposhi edhe ujku.
Kur erdhi një kohë dhe ujku u lodh.
I thotë ujku kaposhit, – o kaposh u lodha unë. Si t’ja bëjmë tani ?
-Të thashë unë, I thotë kaposhi. Po nuk më dëgjove mua. Hajde tani, futu te krahu im.
Edhe e merr kaposhi ujkun dhe e fut tek sqetulla, e mbulon me pupla.Edhe nisen prapë, kaposhi në këmbë, dhe ujku në krah.
Ec e ec, ec e ec, ec e ec…
Dhe kaposhi mban në krahë dhelprën, lumen, ariun…
Ec e ec, ec e ec, ec e ec …
Arriti kaposhi te pallati I mbretit.
Kur arriti te mbreti kaposhi, hipi në një gardh edhe ia nisi këngës.
-Ki-ki-ri-ki,ki-ki-ri-ki, dua çupën e mbretit për grua.
-Ki-ki-ri-ki,ki-ki-ri-ki, dua çupën e mbretit për grua.
E dëgjon mbreti.
-Hej, – thotë mbreti, kush është ky qerrata që deshka çupën time për grua ?
-Kapeni shpejt,- u thotë ushtarëve mbreti, dhe futeni tek kuajt e egër ta shkelin me këmbë që të ngordhi.
E kapin ushtarët e mbretit kaposhin dhe e hedhin te kuajt e egër.
Kaposhi thërret ujkun :
-Hajde uj dil, se erdhi radha jote.
Ujku lëshohet dhe I tremb kuajt e egër e ata nuk ditën nga ikën…
Kaposhi hipi prapë te gardhi edhe ia nisi këngës.
-Ki-ki-ri-ki,ki-ki-ri-ki, dua çupën e mbretit për grua.
-Ki-ki-ri-ki,ki-ki-ri-ki, dua çupën e mbretit për grua.
E dëgjon mbreti.
-Hej, çështë kjo punë ? Kapeni shpejt, – u thotë ushtarëve, dhe futeni tek lepujt e egër ta hanë .
E kapin ushtarët e mbretit  kaposhin dhe e hedhin te lepujt e egër.
Kaposhi thërret dhelprën :
-Hajdemoj dhelpër dil, se erdhi radha jote.
Dhelpra lëshohet mbi lepujt, ca I kapi dhe I hëngri, ca I trembi dhe I shpërndau, dhe kaposhi shpëtoi prapë …
Del prapë koposhi, hipi prapë te gardhi edhe ia nisi këngës.
-Ki-ki-ri-ki,ki-ki-ri-ki, dua çupën e mbretit për grua.
-Ki-ki-ri-ki,ki-ki-ri-ki, dua çupën e mbretit për grua.
E dëgjon mbreti, dhe desh u çmend .
-KApeni shpejt, – u thotë ushtarëve, dhe futeni në furrën e zjarrtë që të piqet e të digjet fare .
E kapin ushtarët e mbretit kaposhin edhe e hedhin në furrë.
Kaposhi thërret lumen :
-Hajde mor lumë dil, se erdhi radha jote.
Lumi del edhe e shuan zjarrin, dhe kaposhi shpëtoi prapë…
Del prapë kaposhi, hipi prapë te gardhi edhe ia nisi këngës.
-Ki-ki-ri-ki,ki-ki-ri-ki, dua çupën e mbretit për grua.
-Ki-ki-ri-ki,ki-ki-ri-ki, dua çupën e mbretit për grua.
E dëgjon mbreti, dhe kthehet nga qielli, nga dielli e nga toka . O Perendi ! Ç’po ndosh kështu ?
-Kapeni shpejt, – u thotë ushtarëve, dhe futeni në dhomën me flori, E kapin ushtarët e mbretit kaposhin edhe e hedhin në dhomën e florinjve.
Kaposhi ju turret florinjve dhe e mbush barkun me florin.Pastaj nuk lëviz dot nga vendi.
-Hajde mor ari dil, se erdhi radha jote.
Ariu del edhe e shartallon derën e hekurt, pastaj e ndihmon kaposhin të dali përjashta. Dhe kaposhi shpëtoi prapë…
Në të ikur kaposhi, iam merr edhe një herë këngës:
-Ki-ki-ri-ki,ki-ki-ri-ki, dua çupën e mbretit për grua.
-Ki-ki-ri-ki,ki-ki-ri-ki, dua çupën e mbretit për grua.
-Po ti pse këndon ashtu ? – I thotë ariu.
-Vetem këtë këngë di, – I thotë kaposhi.
Pastaj ikën kaposhi, kthehet tek plaku. U gëzua plaku se I solli gjithë ato florin kaposhi…
E shikon plaka dhe I vjen inat .I thotë plaka maces që kishte në shtëpi .
-Po dil edhe ti moj mace na gjej ndonjë flori si kaposhi, se do ngordhim për bukë.
-E mirë I thotë macja se dal unë .
-Del macja, kap hardhuca, gjarprinj, nëpërka, edhe ja çon plakës tek shtëpia.
E lëshohën hardhucat të hanë plakën …
-Ndihmë, ndihmë ! – thërret plaka, e u bie me kacit hardhucave, por nuk mundte t’i vriste të gjitha.
-Ndihmë, ndihmë !
E dëgjon plaku që po kërkonte ndihmë plaka e shkretë, dhe e ndihmon.
Dhe e shpëton plakën nga hardhucat. Dhe pastaj bashkohen prapë plaku me plakën dhe jetojnë të gjithë tok të lumtur e të gëzuar.

©️ VOTRA Magazine / Maj 2021 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights