Parku “Shebenik-Jabllanicë”, destinacion i preferuar turistik

E ndërsa në majat e malit e Kallkanit ka zbritur bora e bardh, në tapetin e pyllit të Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”, janë shpalosur ngjyrat e vjeshtës si një telajo gjigante që josh jo vetëm turistë vendas, por dhe të huaj me magjinë natyrore të kësaj zone.

“Shkëmbinjtë gëlqerorë zënë një pjesë në Parkun Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” të cilët kanë një funksion të rëndësishëm ekologjik. Shkëmbinjtë gëlqerorë përmbajnë një gamë të gjërë mineralesh të cilat hyjnë në shtresën e tokës, gjithashtu ndihmojnë në zvogëlimin e aciditetit të tokës duke krijuar një habitat më të favorshëm për jetën e egër”, shprehen specialistët.

Parku Kombëtar i Ekosistemit Shebenik – Jabllanicë shtrihet në verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të Librazhdit dhe ka sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore ezënë pyjet, pastaj kullotat, tokat bujqësoree ato jo prodhuese, shkëmbore, si dhe trojet. Parku ka shtrirje më të madhe se 40 km, në veri nga fshati Steblevë deri në jug në fshatin Rrajcë, duke mbuluar një sipërfaqe prej 33.929 ha. Malet e Parkut Shebenik – Jabllanicë dominohen nga thepisjet e theksuara dhe variojnë me lartësi nga 300m deri në 2.262

Është e mahnitshme të mendosh se si toka, shkëmbinjtë, flora dhe fauna e egër bashkëveprojnë së bashku duke formuar një sistem ekologjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights