Papa Francesku filloi fushatën 2-vjeçare Caritas për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve të dëbuar me forcë

Papa Francesku filloi fushatën globale 2-vjeçare nga Caritas Internationalis, me titullin  “Share the Journey”, që do t’u shërbejë familjeve të detyruara të emigrojnë dhe në të njëjtën kohë të promovojnë mësimet shoqërore të kishës katolike përsa u përket refugjatëve dhe emigrantëve.

Sot në botë janë 65.6 million njerez te dislokuar nëpër botë, sipas një agjensie të Kombeve të Bashkuara, Numri më i madh që pas Luftës së Dytë Botërore.

Sipas Caritas janë  244 million migrantë në botë.

Papa i shenjtë e lajmëroi fushatën në St. Peter’s Square, duke u treguar mijëra pilgrimëve:“Ju ftoj që të mbështesni këtë iniciativë të lavdërueshme si një shprehje e solidaritetit tonë me vëllezërit dhe motrat tona në nevojë!”

Ai tha që kisha “përqafon këdo që ndan së bashku rrugën e përbashkët” me krahë hapur, gati për një përqafim të sinqertë, të dashur, të ngjashëm me kolonnaden e St. Peter’s Square, që përfaqëson kishën nënë.

Ai gjithashtu lajmëroi se do të bashkëpunojë që të bindë parlamentin Italian që të miratojë një ligj të ri që do t’u japë nënshtetësi qindra mijëra fëmijëve migrantë të lindur në Itali.

Caritas Internationalis, shpjegon në website që fushata “Share the Journey” ka për zemër “vizionin e një familjeje të bashkuar, të një familjeje globale humane.”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*