OKB nderon Nënë Terezën me pullë postare

Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara, UN Stamps, nderon Nënën Terezë duke e vendosur në pulla postare foton e saj.

Lajmi bëhet i ditur nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York.

Përmes kësaj pulle postare, kjo agjenci e OKB-së ka nderuar jetën dhe trashëgiminë e nobelistes Nëna Terezë për përpjekjet e saj të palodhshme ndaj njerëzve më me nevojë në botë.

Pulla shoqërohet me thënien e shenjtores shqiptare: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights