Nora Gjakova mposht xhudisten serbe!!!

🤼 Xhudistja e Kosovës Nora Gjakova, fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, që u mbajt muajin e kaluar në Budapest të Hungarisë. 🤼
🤼‍ Nora Gjakova në luftë për medaljen e bronztë mposhti serben Marica Perishiq. Nora e administroi duelin në mënyrë të shkëlqyer, duke mos e lejuar serben që ta befasojë në asnjë rrethanë. 🤼‍

Gjakova i dha leksion serbes ku 12 sekonda pa përfunduar sfida ajo siguroi epërsinë dhe fitoren e madhe.
⛳🏋️‍🚴‍ Kjo ishte një arritje e rëndësishme e xhudistes sonë, e cila tashmë është në kulmin e karrierës, pak javë përpara startimit të Lojërave Olimpike të Tokios. ⛳🏋️‍🚴‍

©️ VOTRA Magazine / Korrik 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights