Ngutja dhe durimi

U takuan një herë Ngutja dhe Durimi, të dy për të njëjtin hall.

Ngutja kishte blerë dy metra basmë të bukur për të qepurnjë fustan.

Ajo e shtriu basmën në tryezë dhe pa menduar gjatë, mori gërshërët dhe filloi të priste.

Prit këtej e prit andej, fap, fap, fap, gërr, gërr, gërr, e bëri copa-copagjithë basmen.

Pasi bëri këtë punë, u mundua pakëz, mori dy copa dhe ia vuri për së gjati trupit, dhe për të zezën e saj, vuri re që e kishte bërë dëm gjithë copën.

-Qyqja ç’bëre! –tha me vete Ngutja. –Asnjë vajzë e vogël nuk do ta kishte bërë këtë e jo unë që jam goxha çupë !

Por gabimi tani qe bërë. Ngutja përplaste duart dhe thoshte  – korba unë, korba unë, – por pa dobi.

Pasi u qetësua pak mendoi; – po vete të shikoj pak Durimin, vallë dhe ai e ka prishur copën e pantallonave ?

Dhe me nje frymë vajti te durimi. E gjeti me metër në dorë, duke , matur me kujdes dhe duke shënuar me një copë sapuni.

Pastaj shtriu mbi të një palë pantallona të mbajtura, të cilët mbuluan cipë më cipë vizatimin.

-Duket sikur çdo gjë është në rregullur, – tha Durimi.

-Po ky cepi këtu sikur nuk ma mbush syrin. Pa ta kontrolloj… për besë, bëra mirë që nuk e preva, duhet korigjuar.

Dhe vazhdonte të korigjonte rrethin e mesit, edhe këtë mirë e kam shënuar. Duke vazhduar akoma me kujdes me matjet dhe shënimet në fund tha ;

-Tani nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të marr gërshërët e të pres copën .

Ja t’i mbajmë me shëndet, – dhe fër, fër e preu copën.

Ngutja e habitur shumë nga Durimi e pyeti :

-Kush të ka mësuar të presësh kaq bukur, more Durim ?

– Më ka mësuar gjyshja, –  tha Durimi .

– Po si ? – vazhdoi kureshtare Ngutja .

– Ja, më ka ngulur në mendje gjashtë fjalë :

“MAT SHTATË HERË, DHE PRIT NJË HERË ! ”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights