“New York Times Travel Show”, një vend ku e gjithë bota është NJË.

Për vite me radhë kam marrë pjesë personalisht në trade shows dhe konferenca të ndryshme në Javits Center, qoftë si konsumatore ose dhe Event Planner para 4 vitesh, por asnjëherë nuk kam ndjerë më shumë kënaqësi sesa vjet kur për herë të parë mora pjesë si official media nëpërmjet revistës Votra.

Sivjet ndodhi e njëjta gjë edhe pse arrita të shkoj vetëm të dielën, por më mjaftoi të marr ndjenjën e ngrohtë e shumëngjyrëshe që përcolli show i sivjetshëm sepse “Incredible India” ishte Sponsori prezantues i “New York Times Travel Show 2019” edhe pse të gjitha shtetet pjesëmarrëse synuan që të tërheqin sa më shumë udhëtarë dhe turistë në vendet e tyre.

 

Ndër më prezantueset ishin edhe Greqia dhe Japonia këtë vit, por edhe Kroacia, Italia dhe vendet e tjera nuk ndenjën pas.

 

 

 

“The New York Times Travel Show” është trade show më i madh dhe me jetëgjatësinë më të madhe prej 16 vitesh përsa i përket udhëtimeve dhe turizmit në Amerikën e Veriut, ku përveç 600 përfaqësues të 7 kontinenteve që mbulojnë 16 pavjone, përfshihen edhe konferenca të ndryshme, seminare, prezantime ushqimesh, këngësh, vallesh etc.

Viti 2019 është viti i Indisë prandaj në këtë event folën edhe shumë speakers dhe ekspertë të udhëtimeve në India. U përfshinë edhe pavjone për pushimet e familjeve por edhe për komunitetin LGBTQ.

Për herë të parë u mbajt edhe një event i quajtur “Një pashaportë pranuese” nga”Bureau of Consular Affairs, U.S. Department of State”.

Këtë vit sponsorizuesit e artë ishin “South African Tourism” dhe “Visit California”; Sponsorizuesit e argjendtë ishin “Allianz Global Assistance”, “Greek National Tourism Organization”, “MSC Cruises”, “Visit Florida”, “the Department of Culture and Tourism – Abu Dhabi” dhe “Hungarian Tourism Agency” kurse sponsorët e Bronztë ishin “I Love New York”, “Cayman Islands Department of Tourism”, “Puglia Promozione” dhe “the Georgian National Tourism Administration”.

Më pëlqen ta shikoj këtë show si një vend ku të gjitha shtetet mblidhen së bashku duke pirë “2 Cups of tea” (“2 fixhanë caj”), i pari për respekt dhe i dyti për t’u njohur me njëri -tjetrin jashtë politikës dhe kufijve; pra një botë e rrumbullakët ku të gjithë shpalosim kulturën tonë shumëngjyrëshe dhe jemi NJË!

Aferdita Delaj

 

 

 

 


 

 

 

 

 

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*