Modelja nënë në pasarelë duke ushqyer me gji vajzën e saj 5 muajshe për “Sports Illustrated”

Revista “Sports Illustrated” ka pasqyruar në faqet e saja  nënën e një foshnje të vogël 5 muajshe duke ecur në pasarelë në natën e fundit të Fashion Show në Miami javën e kaluar.

Por nëna nuk është vetëm duke ecur në bikini, ajo po ecën duke e ushqyer në gji vajzën e saj 5 muajshe, Aria. Bebes i kanë vënë kufje në vesh për të bllokuar zhurmën e muzikës së lartë të spektaklit.

Modelja Martin, 30 vjecare tregon se kjo ka qenë një ëndërr e realizuar për të dhe përgjigjja e publikut ka qënë jo reale për vetë pozitivitetin dhe tonin mbështetës që i kanë përcjellë.

Disa komente nga publiku:

” Kjo nënë me vajzën e saj ka qënë gjëja me e bukur që kam parë ndonjëherë”

“Ky është një veprim shumë i fuqishëm.”

“Je e mrekullueshme!”

” Vura re një trup normal gruaje dhe nëne pa liposuction dhe kjo më pëlqeu shumë.”

Votra team

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*