Mesazhi i Dr.Zana Dobroshi për gratë shqiptare në NY:”Duhet të mbledhim ndihma për formimin e një qendre kulturore ku fëmijët tanë të mblidhen dhe të forcojnë identitetin!”

4 Pyetje të shpejta për Dr. Zana Dobroshi, 

 

1- Përse i je bashkuar organizatës “Motrat Qiriazi”? Çfarë ju tërhoqi te kjo organizatë? 

Kur u shpërngula në New York u bëra anëtare e “Motrat Qiriazi” në 2000, dhe për një kohë isha zëvendëspresidente. Por duke e parë se nuk kisha mjaft kohë për aktivitete organizative, e përqendrova kohën time me refugjatë dhe me punë vullnetare me shërbimet psikiatrike.

 

2- Çfarë të frymëzon që vazhdon të jesh pjesë e saj? 

Organizata ka një energji magnetike, ofron shanse të shkëlqyeshme për vazhdimësi të lidhjes me komunitetin shqiptar nga të gjitha trevat..

 

3- A mendon se gratë duhet të festojnë më shumë njëra-tjetrën? Të jenë më të sjellshme me njëra-tjetrën? 

Gratë shqiptare kanë qenë gjithmonë shtyllë e familjes edhe pse ndonjëherë duken sikur janë nën hijen e burrit. Duhet të punojmë akoma më shumë dhe të mbledhim ndihma për formimin e një qendre kulturore ku fëmijët tanë do të mblidheshin dhe përforconin akoma më shumë identitetin e tyre, gjë shumë të rëndësishme për shëndetin mendor dhe lumturinë e personit.

 

4- Çfarë mendon se i mban gratë të reja në pamje dhe në shpirt? 

Gruaja që e gjen pasionin dhe dashurinë, diçka që e mbush me vetëbesim. Shpeshherë gratë tona e flijohen për familjen dhe harrojnë të kujdesen për veten, kjo gjë më pas pa kuptuar sjell pakënaqësi tek ato dhe të tjerët.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*