Kur modernja ndërthuret bukur me traditën

“Vit’aime” është një linjë e re për fëmijë me qendër në New York dhe Tiranë, e cila sjell rroba për vajza dhe për djem që mund t’i veshin çdo ditë dhe për raste speciale.

Kjo kompani përbëhet nga një skuadër e tërë stilistësh, rrobaqepësesh, qëndistaresh nga e gjithë Shqipëria, në mënyrë që të sjellë kulturën të përzier me modernen, autoktonen me të renë, të bukurën me funksionalen.

Përveç një uniforme speciale për shkollat shqipe nëpër botë, si për djem ashtu edhe për vajza, “Vit’aime” do të përcjellë simbole dhe figura historike që do t’i bëjnë fëmijët të ndihen krenarë dhe shqiptarë në jetën e përditshme, por që në të njëjtën kohë, ngjallin edhe kureshtjen te fëmijët duke u dhënë liri të plotë përshtatjeje dhe kombinimi.  

Ato mund të vishen nga fëmijët e çdo lloj kombësie duke i bërë ato unike dhe të veçanta.

Trikot janë prej pambuku dhe të gjitha materialet e tjera kanë cilësinë më të lartë në treg.

Disa modele mund edhe të kombinohen, nënë – vajzë dhe baba – djalë.

Gjithashtu, edhe koka e shqiponjës në këtë koleksion, po ashtu si çdo dizajn tjetër janë ekskluzive të “Vit’aime” dhe mund të përdoret për të dyja gjinitë.

Qëndisjet dhe punimet e ndryshme janë të bëra me dorë duke e bërë secilën rrobë speciale dhe personale.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*