Kur festohet ditëlindja e një gjysheje të dashur

Ana Walsh është një grua fisnike shqiptare nga Shkupi e cila jeton në New Jersey, USA  së bashku me bashkëshortin e saj të dashur. Por Ana nuk njihet në komunitet vetem si një grua per zemren e saj të bukur, ëmbëlsinë e fjalëve të saj, apo këshillat e vyera që ajo u jep grave shqiptare pa e kursyer asnjëhere veten e saj, ajo është edhe dezajnere bizhuterish të cilat i shet, por shumicën e rasteve fitimet ua dhuron grave që kanë nevojë për ndihmë. Atë e gjen në ‘soup kitchen’ duke ushqyer të pastrehët, e gjen në shtëpi duke u shërbyer shoqërisë qe mblidhen gjithë qejf në shtëpinë e saj , mbremjeve të verës duke kënduar këngë me kitarë. Atë e gjen edhe çdo Krishtlindje duke ndihmuar një iniciativë diku në mëmëdhe dhe diasporë me paratë e mbledhura nga bizhuteritë që punon me duart e saja të arta. Por Ana përveç këtyre roleve është edhe një gjyshe shëmbullore rrethuar me nipa e mbesa që ia bëjnë edhe më të bukur e më të larmishme jetën.

Ana paska pasur ditëlindjen dhe në murin e saj në FB ajo kishte postuar me krenari nje poster me vizatime nga nipërit dhe mbesat e saj. Pas çdo dore tregon Ana, ndodhet një mesazh dashurie. U bëfsh 100 vjeçe e dashur Ana! Faleminderit që je inspirim për të gjitha gratë shqiptare dhe me këtë kartolinë edhe për fëmijët dhe nipërit e mbesat që edhe ata të krijojnë gjëra speciale për gjyshërit dhe gjyshet e tyre!

Votra Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights