Mënyrat për të larguar frikën nga dentisti!

     Dr.Sabina Ymeri DDS

Sapo përmendet emri dentist, si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit krijohet në mënyrë të natyrshme një lloj frike.

Kjo ndodh pasi që të vegjël prindërit për t’i vënë në gjumë fëmijët kanë përdorur shprehje të ndryshme.

Si duket ajo me më shumë rezultat ka qenë: “Nëse nuk flë dentisti të bën gjilpërën!”. Thënie të këtij tipi duhen shmangur. Vizitat tek dentisti duhet të bëhen në mënyrë sistematike që nga dalja e dhëmbit të parë. Prandaj që fëmijët t’a kenë sa më të lehtë dhe pa frikë shkuarjen në ato ambjente ,duhet që ato të jenë të përshtatshme dhe sa më të këndshme.                                                                                                                                                  

Prindërit, po ashtu edhe vetë dentistët janë përgjegjës që t`ia largojnë këtë frikë fëmijëve duke ua bërë argëtuese me lodra dhe histori të ndryshme.   

Këto të fundit duhet të shpjegojnë çfarë është prishja e dhëmbëve, çfarë e shkakton atë dhe si duhet të kujdesemi që të kemi dhëmbë të fortë dhe të shëndetshëm.                                        

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*