Java e modës shqiptare në New York

Në New York, në zemrën e botës së medias, ndodhet “Albanian Fashion Agency” e drejtuar nga zonja Mrika Krasniqi. Nga kjo agjensi çdo vit organizohet “Java e Modës Shqiptare” në New York, ku dizajnër të njohur shqiptarë paraqesin koleksionet e tyre para publikut shqiptar dhe atij amerikan në përgjithësi.

Sivjet në ” Albanian Fashion Show” u paraqitën 100 fustane, pallto etj. Ky festival i modës u organizua në vendin historic “Astor Room”- Kaufman Studio në Queens. Të ftuar specialë ishin: Besiana Kadare, Ambasadore e Shqipërisë pranë OKB-së, Teuta Sahatqia, Konsullja e Kosovēs në OKB, si dhe sipërmarrës të “National Association of Buyers & Sellers”, “National Fashion Accessories” dhe “Professional Association of Customs”. Të pranishmit u argëtuan nga balerina e talentuar Etrita Abdullahu dhe këngët e këngëtarëve të njohur: Eni Koci, Greta Koci dhe “Etnon”.

Dizajnerët që paraqitën koleksionet e tyre në këtë festival janë: Ardi Asllani, Kadrije Brestofci, Jehona Bunjaku, Dashurie Elshani dhe Flora Select. E veçanta e këtij festivali është se për herë të parë mori pjesë si e ftuar speciale linja “Vit’Aime”, e paraqitur nga “Votra Magazine” me CEO znj.Afërdita Delaj.

Modelet e vogla shqiptare nuk ecnin, por fluturonin nga gëzimi në pasarelën amerikane.

Nga znj. Mrika Krasniqi mësuam se “këta fëmijë bënë histori në botën e modës shqiptare. Modelet e këtij “Fashion Show” ishin: Arselajda Buraku, Xhesika Berberi, Yvone Devilla, Juneesa More, Racheal Stakphone, Sabina Përlleshi, Njomza Qosaj, Floridona Mavraj, Valdeta Zherka, Edra Makbuli, Alemada Makbuli, Laura Prishtina, Selmaëit Dessie, Anita Kastrati dhe Elida Loci, e cila drejtoi modelet e vogla.

Backstage dhanë ndihmën e tyre: Shqipe Namani, Shqipe Gjocaj, Besiana Hoti dhe Enlireta Elshani, të cilat bënë make-up-in e të gjitha modeleve. Stilistët e njohur të flokëve: Nazim Salihu, Hana Merdita dhe Naser Behluli punuan pa ndërprerje që modelet të duken sa më bukur në prezantimin e koleksionit të grave 2017.

Vit’Aime

Linja “Vit’Aime” me CEO Afërdita Delaj u paraqit me disa dizajne për fëmijë, të dizajnuara së bashku me Aida Selimaj. “Vit’Aime” është marrë nga “Amare Vitae” që ka kuptimin “të duash jetën”. Ky koleksion përfshin rroba të përditshme me motive patriotike për fëmijë. Fëmijët ndihen shqiptarë, duke e ditur vetëm ata këtë fakt.  Modelet janë fëmijë shqiptarë nga New York.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dashurie Elshani

Dizajn dashurie u paraqit me një koleksion balloje me motive të frymëzuara nga “Genesis”. Fustane të punuara me materiale të bukura dhe të denja për netët “Oscar” në Hollywood.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Flora Select Designer

Flora Atashi u paraqit me një koleksion të titulluar “Floriography”, që do të thotë gjuha e luleve. Pesëmbëdhjetë modelet e këtij koleksioni janë të frymëzuara nga  pesëmbëdhjetë lule të ndryshme, të cilat janë të qendisura me dorë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Jehona Bunjaku.

Jehona Bunjaku u prezantua me një koleksion fustanesh për mbrëmje, të cilat përcjellin gruan
misterioze dhe të bukur përmes imagjinatës dhe punës artistike në fustane.

 

 

 

 

 

 

 

 

 


 

 

 

 

 

 

 

Kadrije Brestovci.

Kadrije Brestovci u paraqit me koleksionin “Throne”, i frymëzuar nga seriali “Game of thrones” i cili u dedikohet femrave me karakter të fortë dhe të guximshëm. Fustanet janë të rehatshme, seksi dhe trendi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ardi Asllani.

Ardi Asllani u paraqit me një linjë fustanesh, ku paraqiten të gjitha qytetet e Shqiperisë me titullin:”My Albania”. Ky koleksion përfshin ngjyra, vende, kohë, dritare, kanata, histori e trashëgimi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*