Java e modës pranverë – verë 2018, një ëndërr plot pasion

 

 

Java e modës në New York, Paris, Londër, Milan tregoi se gjithnjë e më shumë po bëhen rroba më të përshtatshme për t’u veshur në rrugë, që vijnë drejt e nga pasarelat. Secila prej tyre duket sikur mbart nga kreativiteti i Londrës dhe magjia e Parisit. Një festim i vërtetë i jetës me larminë e pafund të ngjyrave. Nga java e modës në Londër mësuam se mund ta veshim trikon, duke e kombinuar me fustane apo pantallona, qoftë duke e hedhur në njërin krah, në të dy krahët ose veshur, duke e mbyllur vetëm me një pullë. Ndërsa pardesytë mund të lihen hapur, nëse e lidhim rripin prapa dhe veshim çorape të shkurtra me sandale.  Por, ajo që ra më shumë në sy ishin kapsat nëpër flokë, si në vitet ’90-të, si dhe veshja e fustaneve të tejdukshme mbi rrobat e tjera. Një tjetër e veçantë ka qenë hapja e arkivave të vëllait të saj nga Donatella Versace dhe ekspozimi i vizatimeve të viteve 1991-1995 të Gianni Versace-s. Pasarela shkëlqeu nga supermodelet Carla, Claudia, Cindy, Naomi dhe Helena që dolën në fund të veshura me fustane të arta. Por, nuk kanë ngelur pas as të rinjtë, të cilët u paraqitën me koleksione mahnitëse, duke i bërë rrobat e përditshme të rehatshme dhe me klas.Eckhaus Lata ra në sy nga modelja shtatzënë, të cilës ia kishin lënë barkun të pambuluar, si dhe nga rrobat e përditshme që dukeshin të rehatshme. Michael Cors krijoi një ylber ngjyrash në harmoni me njëra – tjetrën dhe solli modelet më të reja dhe më të bukura, të gjitha pothuajse krejt pa makeup.  Pasarelat e Coach dhe Brock ka qenë plot dritë suksesi, edhe pse kanë plot 76 vjet, sepse akoma vazhdojnë me besim rrugën e tyre. Kurse Calvin Klein solli në pistë problemet e demokracise amerikane dhe ndryshimin e klimës Feminiteti i Dior, edhe pse ka qënë i papërsëritshëm, tani po mundohet të sjellë edhe rroba praktike, sepse gratë mund t’i kenë të dyja, feminitetin dhe prakticitetin. Ajo që ra vërtetë në sy qenë kepucët me taka të ulta, sepse është fakt që vajzat e reja nuk i kanë qejf dhe nuk i veshin takat e larta. Parada shpërtheu si lule me forcën e feminizmit. Ka ardhur koha që Fashion të bëhet më emocionale dhe personale. Nuk ka si të jetë ndryshe, kur Fashion është ëndërr dhe pasion njëherësh.

Afërdita Delaj 

 

 

Calvin Klein

 

 

 

Coach

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dior

 

 

 

Dolce & Gabbana

 

 

 

Giorgio Armani

 

 

 

 

Lanvin

 

 

 

Michael Kors

 

 

Narcisco Rodriguez

 

 

Saint Laurent

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tory Burch

 

 

 

 

 

 

 

 

Eckhaus Lata

 

 

Maison Margiela

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*