HISTORIKE – Gjimnasti rus që përfaqëson Shqipërinë shpallet KAMPION BOTE në Gjimnastikën Artistike

Të shtunën më datë 12 qershor ndodhi një ngjarje historike për gjimnastikën shqiptare, pasi gjimnasti rus Matvei Petrov i cili përfaqëson ngjyrat kuq e zi ka arritur të shpallet kampion bote në Gjimnastikën Artistike.

Kampionati botëror u zhvillua në Osijek të Kroacisë, ku flamuri Kuq e Zi u ngrit lart për herë të parë në histori në këtë sport.

Kjo arritje vjen vetëm pak muaj pasi Matvei Petrov u shpall kampion i Europës në kampionatin  eurpioan të gjimnastikës artistike që u zhvillua në Mersin të Turqisë.

Tashmë Petrov do të ketë një sfidë akoma më të vështirë, pasi ai do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike 2020 që do të zhvillohen në Tokio. Shpresojmë që edhe në atë eveniment të rëndësisëhm gjimnasti kuq e zi të kthehet në Shqipëri me medaljen e artë.

©️ VOTRA Magazine / Qershor 2021 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights