Greqi/ Shoqata E Emigrantëve Shqiptarë Voton Kryetarin E Ri

Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Greqi zhvilloi zgjedhjet këtë fundjavë në bashkinë e Agrinio dhe periferia e Bashkuar Aitoloakarnonia.  Votimet u zhvilluan të lira, demokratike dhe në mënyrë të fshehtë.

“Pas kaq vitesh, dhe pas shumë degësh të krijuara nga Shoqata e Emigrantëve, është hera e parë që shikojmë 2 konkurentë shumë të fuqishëm, dy aktivistë të vjetër dhe tepër pozitiv, Z. Çesk Shpendi  dhe Z. Aleksander Toma përfunduan me barazim votash. Nga dashamirësia për njëri-tjetrin z. Aleksander Toma dorëhiqet nga vendi i parë duke i uruar suksese Kryetarit te ri të Periferisë së Bashkuar Z. Çesk Shpendi. Si gjithmonë e gatshme për fuqizimin ligjor të Degëve tona, brenda pak ditesh, nëpërmjet avokatit ligjor të Shoqatës, dorëzohen në Gjykatën e Agrinios dokumentacionet e duhura për ligjërimin e saj”, shkruhet në Facebook-un e Shoqatën e Emigrantëve Shqiptarë në Greqi.

“Theksojmë që qellimi kryesor i Shoqatës së Emigrantëve ka qenë bashkimi i emigrantëve dhe këtë e kemi realizuar duke krijuar dhe ligjeruar degë të fuqishme nëpër periferi të ndryshme te Greqisë. Pavarësishtë se në çfare menyre kane punuar perfaqesuesit e degëve të Shoqatës qe tashmë njihen si të pavarur”, shtohet në deklaratën e Shoqatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights