Gjirokastra, mes fotove të Shkelzen Rexhës dhe poezive të Kadaresë dhe Çajupit.

Foto: Shkëlzen Rexha

 

Ra si yll po s’u shua

Vështroi princesha krenare, 

në çdo kullë, ngado kamare, 

si të fundit roje ranë, 

çdo pëllëmbë me gjak e lanë, 

dhe e vetme ajo mbeti, 

përmbi kullë porsi deti, 

që i hedh dallgët në rërë, 

turqit u vërsulën të tërë, 

që ta zënë yllin të gjallë, 

po a zihet ylli vallë!  

Ja Argjiroja e shpejtë, 

tok me foshnjëzën e vet, 

u vërtit si zog në erë 

nga kalaja në humnerë, 

shkëmb më shkëmb seç u copëtua, 

ra si ylli, po su shua 

dhe kujtoi ky shkëmb i bardhë, 

se fëmija i saj mbet gjallë, 

dhe që foshnjen ta mëkojë 

qumësht zuri të pikojë.

Ismail Kadare 

Mëmëdheu 

Mëmëdhe quhetë toka,  
ku më ka rënurë koka, 
ku më ka dashur mëm’ e atë, 
ku më njeh dhe gur’ i thatë, 
ku kam pasurë shtëpinë, 
ku kam njohur perëndinë, 
stërgjyshët ku kanë qenë 
dhe varret që kanë vënë, 
ku jam rritur me thërrime, 
ku kam folur gjuhën time, 
ku kam fis e ku kam farë, 
ku kam qeshur ku kam qarë, 
ku rroj me gaz e me shpresë, 
ku kam dëshirë të vdesë.

Andon Zako Cajupi 

Dashuria

E mban mënd, moj Marë,

dashurin’ e parë?

Njeri nuk e gjegji,

se jeshmë te vegji.

Unë pa ty s’rrojë,

vij’ e të kërkojë;

tl pa mua s’rroje,

vij’ e më kërkoje.

Në lule me erë

putheshim ngahere,

dhe si burr’ e grua

losnim nënë ftua.

Një ditë, të dyza

losnim mbylla-syza:

U fshyem pa dukur

cinë të besoj taninë,

perëndin’ a dashurinë?

Perëndi në këtë jetë

është dashuria vetë.

_________

Bukuria jote, leshërat e tua

posi pëndë korbi, të gjata

mbi thua,ballëtë si diell,

faqetë si mollë,qafa jot’ e gjatë,

mesi yt i hollë,sisëtë si shegë,

dhëmbët si thëlpënjë,buzët si

burbuqe, sytë si gështënjë,

dora si dëborë, fjala jote mjaltë,

kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë;

gjithë më kënaqin, të tëra t’i dua,

po zëmëra jote u bë gur për mua!

_________

Pika-pika bie shiu

dhe dëbora flokë-flokë,

vetëtin e fryn veriu,

breshëri kërcet mi tokë!

Le të fryjë er’ e ftohtë,

s’ka ç’më bën dimëri mua:

Dashuria më mban ngrohtë,

se pushtoj atë që dua.

Kur fryn era me tallas,

kur bie dëbor’ e shi,

sa flë njeriu me gas,

kur ka mikenë në gji!

__________

 Fshati im

Maletë me gurë, 
fushat me bar shumë, 
aratë me grurë, 
më tutje një lumë. 

Fshati për karshi 
me kish’ e me varre, 
rrotull ca shtëpi 
të vogëla fare. 
Ujëtë të ftohtë, 
era pun’ e madhe, 
bilbili ia thotë, 
gratë si sorrkadhe. 
Burrat nën hie, 
lozin, kuvendojnë, 
pika që s’u bie, 
se nga gratë rrojnë! 
Gratë venë nd’arë, 
dhe në vreshta gratë, 
gruaja korr barë, 
punon dit’ e natë. 
Gratë në të shirë, 
në të vjela gratë, 
ikinë pa gdhirë, 
kthenenë me natë. 
Gruaja për burrë 
digjetë në diell, 
punon e s’rri kurrë 
as ditën e diel. 
0 moj shqipëtarkë, 
që vet’ e nget qetë, 
edhe drek’ e darkë 
kthehesh e bën vetë; 
Moj e mjera grua, 
ç’e do burrë zinë 
që ftohet në krua 
dhe ti mban shtëpinë!.

Andon Zako Cajupi 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*