Gjeli i detit i pjekur për “Thanksgiving” ose “Natën e Vitit të Ri”

  • Ngroheni furrën në 325 degrees F( 165 gradë Celsius).
  • Ndajini më vete qafën dhe pjesën e brendshme të gjelit të detit që të mund t’i përdorni për supë ose për garniturë.
  • Thajeni gjelin me letër kuzhine dhe lyejeni brenda dhe jashtë me kripë dhe piper.
  • Mbusheni gjelin e detit me fruta dhe perime me aromë si qepë të grira, karota, mollë dhe erëza të ndryshme sipas dëshirës dhe pasi e vendosni me gjoksin sipër në tavë, e lyeni me gjalpë të shkrirë.
  • Mbulojeni me letrën e aluminit dhe lëreni në furrë për 2 orë.
  • Pas dy orësh, largojeni letrën e aluminit, lyejeni përsëri me gjalpë dhe me lëngun që ka lëshuar në tavë dhe rriteni temperaturën në 425 degrees F( 220 gradë Celsius)
  • Piqeni për një orë ose derisa të marrë ngjyrë. Nëse dëshironi mund të masni temperaturën në kofshë, e cila duhet të jetë 165 degrees (75 gradë)
  • Lëreni të pushojë për 15-30 minuta para se ta servirni!

Salca me lëngun e gjelit të detit

Lëngun që ka lëshuar gjeli i detit i pjekur në tavë, e hedhim në një tigan dhe e vendosim në zjarr të avashtë.

Në një enë të vogël, trazojmë një lugë niseshte të përzier me miell në pak ujë të ftohtë dhe ia shtojmë lëngut të gjelit ca nga ca derisa të trashet.

I japim më shumë shije me kripë, piper, trumëz, pak sherbelë dhe e shërbejmë bashkë me gjelin e detit të pjekur, pasi ta kemi kaluar në një sitë, në mënyrë që lëngu të dalë masë e njëjtë.

Fatmire Gjonbalaj Marke

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*