Fetë abrahamike dhe emigrantët

Është me mjaft interes të theksohet se si të gjitha organizatat fetare të pranishme në Shqipëri po bëjnë thirrje për një mikpritje të emigrantëve afganë. Zërat e fortë të kishave katolike dhe ortodokse, si edhe të islamikëve dhe bektashive janë ndër të parët që kanë bërë thirrje për mirëpritjen e emigrantëve afganë në vendin tonë. Shumë njerëz nuk arrijnë të kuptojnë se ky pozicion i hapur nga besimet Abrahamike kundrejt ardhjes së emigrantëve është në ADN-në e tyre dhe nuk është rezultat i ndonjë manipulimi nga organizime të jashtme që supozohet se “deformojnë thelbin e kuranit apo biblës” siç pretendojnë disa syleshë që s’kanë lexuar as Biblën e as Kuranin. Edhe pse pothuajse çdo rend i ri mund të justifikohet nga Bibla ose Kurani, është fakt se këta dy libra të shenjtë nga shkretëtira janë shumë të hapur ndaj emigrantëve. Në të vërtetë, së pari duhet të kujtojmë se zona ku kanë origjinën këta libra është një zonë e shkretë në të cilën popujt ishin nomadë për shekuj me radhë. Peizazhi shkretinor formoi një botëkuptim të përshtatshëm për njerëzit nomadë dhe nuk është për t’u habitur që një botëkuptim i tillë mund të gjendet në Bibël dhe Kuran. Nga ana tjetër, në Europë njerëzit kanë qenë mjaft sedentarë ose të paktën kanë migruar vetëm pas katastrofave të mëdha. Kështu, botëkuptimi i Europianëve gjendet në kundërshtim me Biblën dhe Kuranin më shumë se një herë. Tani është koha për t’u përqëndruar në sa të ndryshëm janë botëkuptimi Abrahamik dhe ai Pagan në lidhje me pritjen e emigrantëve.

Si fillim, Islami është një besim që pranon këdo dhe nuk bën dallim midis komuniteteve të besimtarëve. Edhe pse praktikisht Arabët dhe besimtarët që flasin arabisht do të kenë gjithmonë përparësi, Islami shihet si një projekt global me qëllim rivendosjen e besimit të vërtetë të Abrahamit duke bërë që gjithë bota t’i nënshtrohet. Përsa i përket çështjes së emigrantëve, Islami e nënvizon faktin se “Profeti” vetë ishte emigrant në një pikë të jetës së tij. Për më tepër, ne mund të gjejmë sure(kapituj) që mund të interpretohen si pro-emigrante në Kuran:

(Kuran 59:9) Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar.. [pra islamikët e devotshëm i japin çdo gjë emigrantëve edhe para vetë vetes së tyre]

(Kuran 9:100) Sa për pionierët e hershëm që emigruan (Muhaxhirët), dhe përkrahësit që iu dhanë strehë atyre (Ensarët) dhe ata që i ndoqën në drejtësi, Zoti është i kënaqur me ta, dhe ata janë të kënaqur me Të. Ai ka përgatitur për ta kopshte me prroje që rrjedhin, ku qëndrojnë përgjithmonë. Ky është triumfi më i madh.

(Kuran 8:72) Padyshim, ata që besuan, dhe emigruan, dhe u përpoqën me paratë e tyre dhe jetët e tyre për Zotin, si dhe ata mikpritësit dhe strehuesit e tyre, dhe përkrahësit e tyre, ata janë aleat të njëri tjetrit. Sa për ata që besojnë, por nuk emigrojnë me ju, nuk iu detyroheni me ndonjë përkrahje, derisa ata të emigrojnëMegjithatë, nëse kanë nevojë për ndihmën tuaj, si vëllezër në besim, t’iu ndihmoni, përveç kundër njerëzve me të cilit keni nënshkruar traktat paqeje. Zoti është Pamës i çdo gjëje që bëni.

(Kuran 8:75) Ndërsa edhe ata që besuan më vonë, e që u shpërngulën dhe luftuan së bashku me ju, janë të njëjtë me ju (në të drejta). E, (sipas dispozitave të Zotit), farefisi ka më përparësi ndaj njëri-tjetrit (se sa ensarët e muhaxhirinët) mes All-llahu di në hollësi për çdo send.

Është e rëndësishme për t’u theksuar se pavarësisht këtyre sureve vendeve myslimane të Lindjes së Mesme nuk u intereson aq shumë për besimtarët e vet. Por fragmenti nga Kurani 8:72 konstaton qartazi që ka një aleancë midis emigrantëve dhe atyre të cilët i mirëpresin. Aleanca të tilla përfundojnë gjithmonë keqas siç na tregon historia: emigrantët kanë luftuar krah atyre të cilët i patën ftuar në fillim, por menjëherë sapo fuqizohen i zëvendësojnë ato. Kjo ndodhi në Perandorinë Romake kur Perandoria mirëpriti Barbarët dhe i përdori ato për luftëra deri në çastin kur nuk ishin më vetë të aftë për t’u mbrojtur kundër tyre; kjo ndodhi edhe në Perandorinë Bizantine kur ata ftuan turqit për të luftuar Perandoritë Ballkanike para se të rrethoheshin nga vetë “aleatët” e tyre: kjo po ndodh tashmë edhe në Francë, e cila përdori ushtarë afrikanë kundër Gjermanisë në Luftërat e fundit Botërore dhe tani është e mbushur me një popullsi gjithmonë e në rritje afrikane. Edhe pse Franca është një vend i Krishterë ne mund të gjejmë të njejtat argumente përsa i përket mirëpritjes së emigrantëve midis të Krishterëve, Katolikë apo Ortodoksë, të justifikuara nga libri i tyre i shenjtë.

Ashtu si autoritetet islamike kujtojnë se “Profeti” ishte një emigrant, të krishterët gjithashtu nënvizojnë se Jezusi ishte një emigrant në një moment të jetës së tij sepse ai iku në Egjipt me prindërit e tij. Përsëri paralelizmi me themeluesin e fesë për të justifikuar pritjen e emigrantëve duket të jetë një tipar tipik Abrahamik. Dhe përsa i përket Abrahamit, ne duhet të kujtojmë se Bibla e Krishterë vjen nga një kontekst hebre dhe se Dhjata e Vjetër është në fakt Pentateuku Hebre (5 librat e parë që themeluan Torah-un dhe Biblën) figurat qendrore të të cilit janë Abrahami dhe Moisiu, dy emigrantë. Pra, nga ky kontekst shumë i favorshëm për emigrantët, nuk është çudi që sot autoritetet e krishtera (në vendin tonë dhe jashtë tij) bëjnë thirrje për mirëpritje të emigrantëve nga Afganistani ose nga vende të tjera. Dhe si për Kuranin, ata kanë vargje biblike si justifikim:

(Levitiku 19: 33-34) Kur një i huaj banon bashkë me ju në vendin tuaj, mos e trajtoni keq. Të huajin që banon midis jush ta trajtoni njëlloj si ai që ka lindur midis jush; ti do ta duash si veten tënde, sepse edhe ju ishit të huaj në vendin e Egjiptit: Unë jam Zoti, Perëndia juaj.

(Levitiku 23:22) Kur do të korrni të mbjellat e tokës suaj, nuk do të korrni deri në cepat e arës sate dhe nuk do të mblidhni kallinjtë që kanë mbetur pas; do t`i lini për të varfrin dhe për të huajin:Unë jam Zoti, Perëndia juaj. 

(Psalmet 146:9)Zoti mbron të huajtndihmon jetimin dhe gruan e ve, por përmbys udhën e të pabesëve.

(Matthew 25:35) Sepse pata uri dhe më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe më dhatë për të pirëisha i huaj dhe më pritët.

Përsëri, këto vargje janë dëshmi se qëndrimi pro-emigrant i Islamit dhe Krishtërimit (në vendin tonë dhe në mbarë botën) nuk është rezultat i një manipulimi, por pasojë logjike e një botëkuptimi që u formua në një shoqëri nomade që të paktën ishte e favorshme ndaj emigrantëve ose në rastin më të mirë i vlerësonin shumë. Prandaj, nuk është për t’u habitur që Islami dhe Krishtërimi janë thellësisht kundër patriotizmit ose nacionalizmit. Epistoli e Mathetes drejtuar Diognetus, një letër e lashtë nga një i krishterë që jetonte gjatë Antikitetit, shpreh në mënyrë të përsosur këtë ide:

[Të krishterët] banojnë në vendet e tyre, por thjesht si të huaj […] Çdo vend i huaj është për ta si vendi i tyre i lindjes dhe çdo tokë e lindjes së tyre si një tokë e të huajve […] Ata i kalojnë ditët e tyre në tokë, por ata janë qytetarë të parajsës.

Pra, besimet Abrahamike promovojnë mospatjen e rrënjëve, kozmopolitizmin, një qëndrim të hapur ndaj çdo të ardhuri sepse ato janë produkt i një shpirti nomad të pavetëdijshëm për rëndësinë e racës pasi besimi që promovojnë është i hapur për të gjithë. Në qëndrimin pagan europian kjo gjë nuk mund të ekzistojë. Së pari, kulturat tona kanë qenë gjithmonë monoetnike dhe rrotulloheshin rreth një nderimi për paraardhësit tanë. Filozofët e lashtë si Aristoteli nënvizuan se sa mirë qeverisen qytetet duke qenë tepër të kujdesshëm me numrin e të huajve brenda portave të qyteteve të tyre dhe sesi tiranët dikur lejonin brenda sa më shumë të huaj të ishte e mundur të shkatërronin çdo ndjenjë rezistence nga qytetarët. Së dyti, edhe pse Zeusi thuhet se është mbrojtësi i mysafirëve dhe marrja e mysafirëve e nderon mikpritësin, mysafiri ka edhe detyrime ndaj mikpritësit të tij në botëkuptimin europian dhe shqiptar. Në të vërtetë, nëse mysafiri nuk arrin t’i përshtatet këtyrë detyrimeve, çnderon mikpritësin e tij me sjelljen e tij (siç bën Paridi me Menelaun, duke filluar kështu luftën e Trojës). Në këtë rast pritësi lirohet nga detyrimi i tij ndaj mysafirit dhe duhet të rimarrë nderin e tij. Një shembull tjetër mund të gjendet tek Odisea, ku kandidatët për dorën e gruas së Odisesë (pasi besohej se ky i fundit nuk do të kthehej më) gllabëronin pasurinë e Odiseut (bagëti dhe dele) me gosti të shpeshta për tre vjet rresht. Ky qëndrim është i ngjashëm me plaçkitjen, dhe të plaçkitesh do të thotë të humbësh nderin dhe e vetmja mënyrë për të rimarrë nderin është përmes hakmarrjes. Kjo është shumë e ndryshme nga botëkuptimi islamik dhe veçanërisht i krishterë ku hakmarrja nuk promovohet: nëse dikujt i bëhet padrejtësi, ai duhet të “kthejë faqen tjetër”. Dhe së fundi, paganizmi promovon patriotizmin dhe nacionalizmin siç mund të nxjerrim nga burime të ndryshme si nga Iliada ku Hektori thotë:

Një ogur është më i miri, të luftosh për vendin tënd.

Dhe Medea në pjesën teatrale të Euripidit shpreh sesi migrimet konsiderohen si ngjarje shumë fatkeqe:

Nga problemet, askush nuk është më i madh se sa të të grabisin tokën e lindjes.

 Dhe Sallustius, në librin e tij Rreth Zotave dhe Botësduke paraqitur thelbin e besimeve pagane nënvizon se: […] shpirtrat fisnikë, kur përballen me vdekjen për vendin ose miqtë e tyre ose për hir të virtytit, janë në gjendje të përçmojnë qenien e tyre për hir të së mirës.

Pra, nga njëra anë kemi besimet Abrahamike që erdhën nga një vend ku jeta nomade ishte (dhe ende është) norma, dhe kështu është shumë e favorshme ndaj migrimeve dhe emigrantëve, dhe nga ana tjetër kemi paganizmin dhe urtësinë e tij te vlerësimi i rrënjëve etnike dhe kulturore të dikujt dhe barazimi i mbrojtjes së atdheut me të mirën më të lartë. Për ne, paganët shqiptarë zgjedhja është e lehtë. Prandaj, ne nuk jemi aspak të befasuar nga pozicioni i promovuar nga klerikët islamikë dhe të krishterë në Shqipëri. Në të vërtetë, meqenëse këto besime janë absolutisht të verbra ndaj çështjes racore dhe rëndësisë së saj në vazhdimsinë fizike të një populli, nuk ka rëndësi për ta nëse Shqipëria në 20 ose 50 vjet banohet nga një shumicë njerëzish joeuropianë për aq kohë sa ata janë besimtarë të devotshëm. Në fakt, kleri vendas islamik i sheh këta emigrantë si një mënyrë për të çuar më tej ndikimin e tij në vendin tonë, duke dëshmuar kështu në mënyrë paradoksale se pavarësisht nga të gjitha investimet islamike dhe ndikimi i huaj islamik në vendin tonë, bërthama e popullit tonë është ende pagane dhe nuk i intereson aq shumë për fetë Abrahamike. Sa i përket kishave të krishtera, ato janë rilidhur me natyrën përmbysëse të shfaqur nga besimi i tyre që në Antikitet dhe që ishte gjithmonë e pranishme (edhe pse ka qenë e qetë deri tani). Prandaj, Islami dhe Krishtërimi në Shqipëri janë dy organizata që promovojnë Globalizmin sepse vetëm Globalizmi mund t’i ndihmojë ata të kenë një të ardhme në Shqipëri dhe në Europë. Pa ne ata nuk janë asgjë dhe nuk do të kishin asnjë fuqi. Është koha që shqiptarët të lidhen përsëri me rrënjët e tyre pagane për të forcuar dhe mbrojtur veten, atdheun dhe kontinentin e tyre nga një fat më i keq se gjenocidi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights