Festivali i Muzikës Moderne

“Festivali i Muzikës Moderne” në edicionin e tij të 6-të do të prezantohet në tre qytete të ndryshme. Pas sukseseve të shënuara ndër vite në zhvillimin që ai pati në qytetin e Shkodrës, tashmë ky eveniment muzikor me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës do të organizohet në 3 qytete ku do të dhurojë spektakël për të gjithë të publikun. Më 9 Qershor, në orën 20:00 do të nis rrugëtimin e tij nga qyteti i Shkodrës, aty ku edhe ka marrë jetë, për të vijuar natën e dytë në kryeqytet duke sjellë një festë të muzikës moderne dhe mbylljen do e ketë në qytetin e Vlorës. Nën drejtimin artistik të violinistit të shquar Eugjen Gargjola, njëkohësisht organizator prej 6 vitesh i këtij festivali, do të sjellë në Shqipëri muzikantë të ndryshëm nga bota për të ndërthurur artin dhe bashkëpunimin me artistët shqiptar. Pjesëmarrës do të jenë Emiliano Paterlini, Ileana Fulico, Gabriele Rampi, Federico Negri, Giovanni Fochesato, Gëzim Tivari, Eclesio Ramos, Stringirls Quartet, Sokol Seido, Gjon Shllaku, Eno Gjoka, Big-Band Frymore e Festivalit, ku nuk do të mungojnë performancat e balerinëve Salsa dhe Tango. “Festivali i Muzikës Moderne”, i cili si çdo herë rezervon surpriza të shumta artistike prezantohet nga Freskida Miloti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights