Fëmijët, prindërit dhe ne, shoqëria që u hap krahët

Mother Theresa event

Sot është festa e fëmijeve, festa e atyre që na e bëjne jetën tonë të plotë dhe të lumtur, festa e atyre që na kthejnë buzëqeshjen në buzë pas një mërzie, dhe e atyre që na heqin cdo lodhje mendore apo fizike sapo i marrim në perqafim sepse fëmijët janë spiranca e jetës, shkëmbi që mban të fortë dashurinë tonë për jetën dhe për njerëzimin.

Cdo prind është i mirë dhe mundohet në mënyrën më të mirë që di, të rrisë dhe të edukojë fëmijën e vet, por rrugës në harrojmë që ata mësojnë më shumë nga veprimet tona sesa nga fjalët tona. Ne mund t’i themi fëmijës lexo gjithë ditën, por nëse ne nuk ulemi të lexojmë me ta, ose po të mos na shohin duke lexuar, nuk do ta lexojnë librin. Po ato raste  kur fëmija mundohet të na tregojë dicka nga dita e tij, por neve nuk na duket dhe aq e rëndësishme? Asgjë tjetër nuk është më e rëndësishme për ta. Dhe nëse ne tani nuk do të dëgjojmë të voglat, kur të rriten nuk do të na tregojnë as të mëdhatë. Është edhe një fenomen tjetër që kam vënë re tek prindërit të cilët mendojnë se nuk ka problem kur fëmija thotë : “Nuk dua të shkoj më në shkollë” ose “Nuk dua ta bëj me këtë kurs” ose sic thuhet në anglisht:”I quit!” Por ne harrojmë t’u themi fëmijëve dhe vetes sonë: “Quitting is for losers” pra të heqësh dorë pa pasur një arsye të fortë ka vetëm një kuptim: që të hequrit dorë është për humbësit. Prandaj prindi duhet të ndalojë dhe të flasë me fëmijën, ta gjejë arsyen përse do të heqësh dorë, si dhe nëse e sheh të nevojshme të pranojë të ndalojë përkohësisht, të reflektojë, dhe pastaj të vendosë se cfarë duhet të ndryshojë që fëmija të fillojë të dojë përsëri atë që e kishte pasion më parë, por absolutisht të mos pranohet të hequrit dorë në mes të rrugës.  Kjo fjalë nuk egziston me fëmijët e mi. Ata të dy e dinë mirë këtë. Mësuesit janë për të ndihmuar, drejtuesit janë për të ndihmuar, mjafton që të kërkohet ndihmë, sepse kudo ka vend për përmirësim. Jo të gjithë fëmijët janë njësoj dhe duan trajtim të njëjtë. Fëmijët janë të pastër, kanë shpirt të fortë, mos t’i bëjmë të dobët duke ua miratuar tekat e tyre, por të gjejmë shkakun dhe pasojën që të forcohen më shumë pas cdo pengese që hasin. 

Po ju tregoj dicka që me ka ndodhur me djalin tim të vogël para disa vitesh. Pasi u sëmur për një periullë relativisht të gjatë kohe, ai filloi të dembelosej dhe t’i mërzitej shkolla, muzika, sporti, shoqëria. Qante mëngjeseve kur e coja në shkollë, qante pasdrekave kur e sillja në shtëpi. Nuk donte të shkonte në shkollë. Dhe une fillova ta humb toruan sepse nuk po dija cfarë të bëja më. (Gjithmonë është më e vështirë për mësuesin që të drejtojë fëmijën e tij). Kështu që kërkova ndihmë. Takova drejtoreshën dhe mësuesit e tij, dhe kur të gjithe u bënë së bashku për të ndihmuar, u gjet edhe arsyeja se përse ishte dembelosur djali, u krijua një plan dhe ia arritëm qellimit; im bir tashmë vraponte mëngjeseve për në shkollë sepse atje e prisnin punët që ia kishin caktuar që një ditë më parë, që nga sistemimi i librave në bibliotekë, rregullimi i një programi në laptop etc. Ato ditë ai fitoi emrin”Tekniku i shkollës”  

Janë dy thënjë që mua me rrinë që nuk më ikin nga mendja:
“Prova e një civilizimi është mënyra se si i trajton pjesëtaret më të dobët – Më të fundit, më të paktin, më të voglin!” nga  Cardinal Roger Mahony, dhe “Një njeri është një njeri sado i vogël te jetë” nga Dr.Seuss, por gjithashtu edhe vetë profeti Muhamet thuhet që është përkulur para fëmijëve. Pastaj  le të mos harrojmë që edhe burrat e vërtetë shqiptarë u kanë dhënë edhe ujë të pinë para vetes. 

Fëmijët kanë festën e tyre sot, por në të vërtetë jemi ne që kemi festë sepse jemi të bekuar që i kemi në jeten tonë! Femijet janë ëngjëjt që nuk e lënë zemrën tonë të behet pis, janë drita që ndricojnë rrugët e jetës sonë duke mos na lënë të devijojmë dhe e bëjnë këtë me një buzëqeshje në sy, me përqafimin më të sinqertë e të dashur edhe pse i paplotësuar sepse i kanë krahët e vegjël!


Prandaj dhe unë sot për 1 Qershor u uroj fëmijëve festën, duke i falenderuar për vetë prezencën e tyre e duke u kërkuar falje për cdo keqtrajtim, për cdo lot të pafajshëm, për cdo krahasim madhështie të bërë ndaj tyre dhe duke u treguar që ne i duam shumë, jo vetëm sepse janë vetë dashuria, por edhe sepse ata janë e ardhmja që ne po ndihmojmë të krijojmë! Prandaj le t’u japim rëndësi veprimeve tona të vogla në dukje sot, që të rrisim njerëz të mëdhenj për nesër!

Gëzuar festën fëmijë të dashur! _/♥\_

Aferdita Delaj

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*