Epizmi magjik në fotografitë e Ilir Rizajit

Thonë që fotografia është fiksimi i realitetit në dritë , por për mua është shumë më tepër sesa kaq sidomos kur hulumtoj setin e fotografive të mjeshtrit të fotos arkitektonike dhe etnografike Ilir Rizaj.

Ky pasues i Gjon Milit dhe Fadil Berishës që jo vetëm kanë edukuar pasionin e tij për fotografinë por edhe e kanë frymëzuar atë, shkon përtej realitetit që percjell momenti i fotografisë duke na rrëfyer një jetë përmes epizmit që falë ngjyrave , hijeve dhe shkëlqimeve që i fal objektivi , Rizaj ka arritur ti japëedhe një përmasë të re në fotografi; kohën.

Ajo vjen magjikisht në foto , herë e mjergullt e herë e qartë , herë e lashtë e herë e freskët , herë me ngjyra dhe herë gri por gjithmonë duke na rrëfyer.

Epizmi fotografik i Ilir Rizajit nuk ka kufinj: është objekt , është human, është subjekt që rrëfen kohën , rregullin , stilin , trendin,lëvizjen .

E quaj magjik epizmin e tij fotografik sepse është magjepsës edhe pse objektet e stërlashta janë lënë në mëshirën e fatit, jashtë kujdesit njerëzor dhe institucional , drita e objektivit fotografik duket se sjell bashkë me vjetërsinë edhe freskinë e dashurisë dhe pasionit me të cilin është fotografuar.

 

Një pasion që panoramon me foto historinë tonëdiverse dhe të bukur , të lashtë dhe të re.

 

 

 

 

Objektivi i Zotit Rizaj që është mësuar të ndjekë trendin amerikan të arredimit, madhështitë e jetës njujorkeze brenda dhe jasht godinave klasike falë punës së tij të përditëshme, përmasën e botës shqiptare din ta sjellë edhe më bukur dhe kjo falë origjinës , lidhjeve të tij me realitetin atje dhe formimit të tij të pamohueshëmsi i diplomuar për të drejtën në Universitetin e Prishtinës.

Duket se aparati fotografit në duart e një intelektuali nuk ka vetëm efektin estetik ,memorizues, përshkrues të ngjarjes, por atë krijues, rrëfyes, përcjellës emocionesh dhe lëvizjesh që fjala nuk i transmeton dot , madje as tingulli muzikor.

Ai depërton në thelbin e karakterit njerëzor kur fotografon humanët duke ngulitur gëzimin në portret, cudinë, befasinë, seriozitetin, bukurinë , e gjitha kjo me klas dhe finesë pa ‘retushime’ e artificializma.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Maturimi fotografik i gërshetuar me cilësitë e momentit që përcjell objektivi e bëjnë magjike kohën që në cdo kohë e risjell aktin që ka në qendër njeriun, ngjarjen ,objektin që artisti Rizaj di ta shndërrojë në monument.

 

 

Marjana Bulku, NYC

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*