Emra të rinj te Kosova, futbollisti i skuadrës holandeze dhe ai i skuadrës turke pranojnë ftesën nga Challandes

Përfaqësuesja e Kosovës do të ketë të paktën një emër të ri në ndeshjet e muajit qershorit. Tashmë ftesën zyrtarisht e ka pranuar mbrojtësi i krahut të djathtë, Destan Bajselmani, gjë për të cilën ka dhënë konfirmim edhe skuadra e tij nga elita holandeze, Zwolle. ⚽Flag: Kosovo on Google Android 11.0 December 2020 Feature Drop

⚽ Bajselmani ka debutuar në këtë sezon në kampionatin holandez, ku ka pasur 5 paraqitje gjithsej. 22-vjeçari është i lindur në Holandë dhe ka nënshtetësi Holandeze dhe atë të Kosovës.Flag: Kosovo on Google Android 11.0 December 2020 Feature Drop

⚽ Gjithashtu, edhe futbollisti Zymer Bytyqi, i thotë “Po” Kosovës. Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu janë takuar para pak ditësh me futbollistin Zymer Bytyqi, mesfushor i skuadrës turke Konyaspor.Gjatë këtij takimi Zymer Bytyqi ka konfirmuar vendimin e tij për ta përfaqësuar Kosovën. Ai e ka falënderuar presidentin Ademi për interesimin e vazhdueshëm dhe është shprehur entuziast për projektin e Dardanëve. Bytyqi është shprehur se ka kohë që e ka bërë këtë zgjedhje, sepse zemra gjithmonë i ka rrahur për fanellën dardane dhe tashmë pret me padurim të japë kontributin e tij për Kosovën. 

Ndërkaq, krerët e FFK-së e përgëzuan futbollistin për vendosmërinë e tij për ta përfaqësuar vendin e origjinës dhe për të kontribuar në ngritjen e mëtejme të futbollit të Kosovës. Ata i uruan Bytyqit mirëseardhjen në familjen dardane, duke i uruar suksese në vazhdimësi. Flag: Kosovo on Google Android 11.0 December 2020 Feature Drop

⚽ Bytyqi në këtë sezon ka shënuar 2 gola për Konyasporin, dhe ka dhënë 5 asiste. Kujtojmë se ai iu bashkua në janar të këtij viti skuadrës turke pas transferimit nga ekipi norvegjez i Viking FK. ⚽

Në qershor Kosova do të luajë 4 ndeshje kontrolli, pikërisht kundër San Marinos, Maltës, Guinesë dhe Gambias. ⚽Flag: Kosovo on Google Android 11.0 December 2020 Feature Drop

©️ VOTRA Magazine / Qershor 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights