Ëmbëlsirë në formë pjeshke

Receta për pjeshkë

Përbërësit:

3 vezë

225 ml vaj

3 lugë qumësht

1 paketë vanilje

2 paketa peciva

450 gr. miell

Për mbushjen

350 gr. marmelatë ose reçel kajsie dhe thërrmijat e pjeshkave për zbukurim.

ngjyrosje për ushqim: e verdhë, e kuqe, jeshile

Përgatitja

Hidhen në një enë vezët dhe sheqeri dhe përzihen së bashku. Shtohet edhe vaji dhe vazhdojmë t’i përziejmë derisa të krijohet një masë e njëjtë.

Shtojmë qumështin dhe vaniljen dhe i trazojmë përsëri. Në fund shtojmë dhe pecivën dhe përzihen së bashku.

Më pas e lëmë masën në një enë plastike me kapak dhe e fusim në frigorifer për 2-3 orë.

Pas 2-3 orësh, e nxjerrim nga frigoriferi dhe e shtojmë miellin ngadalë derisa të formohet një brumë i ngjeshur.

E kuptojmë që e kemi punuar mjaft kur të mos ngjitet më nëpër duar.

E ndajmë brumin në toptha të vegjël dhe i vendosim në tepsi me letër të yndyrshme dhe i pjekim ngadalë në 170 gradë për 15-20 minuta.

Kur të piqen i lëmë të ftohen paksa dhe pastaj gurabijet i marrim një nga një dhe ua heqim pjesën e  poshtme duke krijuar një boshllëk brenda për mbushje.

Copat e gërryera nga gurabijet, i copëtojmë dhe i përziejmë me reçelin e kajsisë dhe i mbushim gurabijet me të.

Më pas i bashkojmë nga dy për të krijuar pjeshkat që dëshirojmë.

Që pjeshkat të marrin ngjyrën e duhur, i vendosim të tri ngjyrat në tri pjata dhe me kujdes i ngjyejmë pjeshkat me ato ngjyra.

Në fund, pjeshkat i spërkasim me sheqer dhe ato janë gati për t’i servirur.

Adelina Shehu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights