E ardhmja e Maqedonisë

Është shumë e vështirë të përcaktosh të ardhmen e Maqedonisë si shtet, e të mos  kthehesh në të kaluarën apo të sotmen e saj. Pak kujt mund t’i shkojë ndërmend se Republika e re e AVNOJIT (1943) që  do të quhet Maqedoni do të ketë një të ardhme të sigurte, pasiqë krijesa e quajtur ish Federata Jugosllave nuk ekziston më. Prej krijimt të saj në kuadër të Federates Jugosllave janë paraqitur dilema të mëhershme per egzistimin dhe të ardhmen e saj.

Republikën e re të Maqedonisë, ishte krijuar dhe vazhdon të funksionojë në territoret  e Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht me pjesët e Shqipërisë Lindore.

Krijimi i saj më parë si njësi federale dhe më vonë si shtet i pavarur i brishtë, qëndronte mbi disa artificialitete!

Maqedonisë, vështirësitë i erdhën pas pavarësisë së saj. Nga njëra anë do të duhej të vazhdojë procesi i krijimit të kombit maqedon, ky proces ende nuk është kryer, nga ana tjetër do duhej të krijohej një shtet me emrin Republika e Maqedonisë, i cili kontestohet nga Greqia (emri i shtetit), nga Bullgaria (kombi dhe territori) dhe nga Serbia (kisha ortodokse maqedonase si kishë autoqefale), kurse Shqipëria nuk kontestoi asgjë nga këto elemente përveç se nuk e njohi me emrin kushtetues R.Maqedonisë, por e njohu me emrin FYROM.

Kombin u përpoq ta sajojë duke krijuar një kushtetutë vëtëm per maqedonasit, duke mohuar popujt tjerë në radhë të parë shqipëtarët, edhe pse ata ishin një nga shtyllat për ekzistimin e saj dhe përbënin rreth 40% të popullatës së pergjithshme. Shqipëtarëve dhe pakicave tjera iu përcaktua statusi minoritar apo qytetar të rendit të dytë.

Shqiptarët, Maqedoninë e njohin dhe e vlerësojnë si shtetin e vet, si atdheun e vet. Shqiptarët janë autokton në Ballkan dhe në Maqedoni.

Perpjekjet e vazhdueshme të pushtetit maqedonas që të cënojnë në çdo fushë identitetin kombëtar shqipëtar, nuk dha rezultatet të pritura sepse shqipëtarët prej kohësh e kishin formësuar identitetin e tyre kombëtar dhe se janë popull i lashtë në këto troje, se maqedonasit e sotem. Ata nuk janë të gatshëm për një barazi të plotë shqipëtaro – maqedonase, madje ata janë përpjekur të krijojnë bariera kushtetuese për të mos ndodhur kjo barazi, edhe pse janë të vetëdijshëm se vetëm të barabartë mund të bashkejtojnë, në të kundërtën nuk ka bashkjetesë. Pa shqiptarët, nuk ka as Maqedoni.

Diskriminimi, dhuna dhe terrori shtetëror maqedonas ndaj shqiptarëve, imponoi formimin e UÇK –së, formacion ushtarak për mbrojtjen e të drejtave të shqiptaëve në Maqedoni.

UÇK – ja, është pra rezultat i diskriminimit të vazhdueshëm që ishte ushtruar ndaj shqipëtarëve nga pushteti maqedonas dhe, njëkohësisht, përgjigje për t’i thënë ndal këtij terrori dhe diskriminimit shtetëror.

Shtrohet pyetja, a ka në fakt nacionalizëm maqedon?

Kuptohet se derisa thamë më parë se s’ka komb të formësuar, nuk mund të ketë edhe nacionalizëm maqedon, por në maqedoni ka nacionalizëm serb dhe bullgar, sepse e tillë është, defakto, përbërja sllavo – maqedonase. Kjo përbërje e vështirson zgjidhjen e çështjes shqipëtare në Maqedoni, sepse në të nuk ka vetëm çështje shqipëtare, por na del në pah edhe çështja maqedone si e pazgjidhur.

Në këtë frymë u konceptua dhe u miratua kushtetuta e 1991-shit me qëllim që t’i përjashtojë shqipëtarët nga shtetformësia dhe më vonë të mund të vendosin vetë për të ardhmen e shtetit, pa shqiptarët.

Kjo kushtetutë, ky dikriminim, ky terror shtetëror ndaj shqiptarëve çoi në konflikt të armatosur ku u përfshinë shqiptarët dhe maqedonasit.

Si çdo konflikt, edhe ai i 2001-shit, përfundoi me një marrëveshje ndërmejt palëve që u quajt Marrëveshja e Ohrit, e cila pritej që të ndryshonte pozitën juridike e kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoni.

Insistimi i palës shqiptare në ridefinimin e karakterit të shtetit mundëson që Maqedonia të ruhet si shtet i përbashkët.

Zgjidhja që u ofrua me Marrëveshjen e Ohrit, jo vetëm që nuk i kënaqi shqiptarët, por kjo marëveshje ua ribetonoj statusin minoritar duke lënë të hapur statusin e tyre komb shtetformues.

Kriza e thellë politike, ekonomike e kulturore që e ka kapluar Maqedoninë kërkon ndryshime radikale, si në sistemin politik po ashtu edhe në atë juridiko-kushtetues, me çrast do duhej që të ridefinohej karakteri i shtetit dhe të krijohet barabarësi e plotë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve.

Evropa dhe Amerika duhet të veprojnë shpejt në Maqedoni, kur kërkohet arsyeja për një veprim të shpejtë, në parim theksohet se “status quo – ja” në Maqedoni mund të shpjerë në shpërthim të tensioneve në rajon dhe në Ballkan, gjë që do të mund “të reflektohej në sigurinë dhe stabilitetin e tërë rajonit”.

Nëse është kështu, sipas mendimit tim, pikërisht është kështu, atëherë përgjegjësitë për shpërthimin e mundshëm të tensioneve nuk duhet kërkuar jasht rradhëve të atyre qendrave vendimarrëse që kanë marrë përsipër për ta zgjidhur krizën e thellë politike në Maqedoni.

Shqiptarët në Ballkan të rreshtuar plotësisht në civilizimin perëndimor synojnë që në të ardhmen të jenë faktor koheziv dhe paqekrijues në rajonin e Ballkanit, faktor kyç integrues, jo vetëm në kuptimin infrastrukturor, por edhe me aftësi për të ndërtuar relacione bashkëpunimi me fqinjët.  

Shqiptarët e Maqedonisë, do të duhej që Maqedoninë ta përjetojnë si shtetin e tretë (edhe) shqiptarë në Ballkan, madje, do të duhej të angazhohen veçanarisht në këtë drejtim me politika të mirëfillta që çojnë në këtë synim.

Akademitë e Memorandumeve të famshëm në Ballkan, sot e kësaj ditë nuk pushojnë së prodhuari projekte për territore të reja, fatkeqësia nuk është vetëm kërkes e grupeve tradicionaliste dhe rurale, por edhe nëpër akademitë e shkencave në Ballkan. Këta pleq agresiv edhe në Maqedoni vazhdojnë të mbjellin urrejtje me anë të projekteve, siç ishte: Memorandumi për ndërrim territoresh në 2001 ndërjmet Shqipërisë dhe Maqedonisë si zgjidhje e ofruar për konfilktin shqiptaro – maqedon, rasti me Enciklopedinë e famshme ku shqiptarët paraqiteshin si “ardhacak nga malet”, falsfikimi i fakteve historike duke vënë në dyshim edhe origjinën e personaliteteve më të shquara shqiptare siç janë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Gonxhe Bojaxhiu – Nena Terezë, tashmë e shenjtë. Akademikët maqedon, falsifikojnë faktet e verifikuara historike për të cilat Shkenca e Historise dhe Shkencat tjera kanë vërtetuar në bazë të kritereve shkencore, se shqiptarët në Ballkan janë pasardhës të Pellazgo – Ilireve, kurse maqedonët antikë kanë qenë një nga fiset Pellazgo – Ilire dhe se, sllavët në Ballkan vijnë në shekullin e shtatë.

S’do shumë mend se shqiptarët tashmë e kanë kuptuar se në një përspëktivë jo te largët, do ta (bashkë) qeverisin këtë shtet. Pse të angazhohen për ndarjen e tij? Shtrohet pyetja, ku ka mbështetje ky ndryshim i (bashkë) qeverisjes së shqiptarëve dhe maqedonasve në të ardhmen? Ka më shumë faktorë që mund ta vërtetojnë këtë:

Së pari, faktori demografik

Së dyti, faktori i dekonvertizimit të maqedonasve

Së treti, faktori i fqinjësisë-i cili konteston shtetin, gjuhën, emrin, kishën otrodokse maqedone.

Një marrëveshje për ndryshimin apo të zëvendësimit me një kushtetut të re, e cila, gjithsesi do të duhej të përmbante një ri-regullim të brendshëm të shtetit, duke e ridefinuar karakterin e shtetit, nga ai unitar (nje nacional) që është instaluar me kushtetutën 1991, në një shtet dykombësh me parlament dydhomësh, me implementim të plotë të demokracisë konsensuale do të evitojë, jo vetëm ndarja e Maqedonisë, por i hapet perspektiva që të mund të zhvillohet si një shtet demokratik dhe stabil në Jug te Ballkanit. Koha ka dëshmuar se popujt e Ballkanit nuk arrijnë të komunikojnë dhe të jetojnë në paqe nëse nuk ndërmjetësohen nga një angazhim EURO – AMERIKAN.

Milaim Fejziu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights