Dizajneri shqiptar hap ekspozitën e tij në Korenë e jugut. Rrezeart Galica dhe gjurmët që po lë pas në botën e dizajnit grafik

Në Galerinë “Iang”, në Seul të Koresë Jugore u hap ekspozita personale e artistit Rrezeart Galica, e titulluar “Përtej homazhit…” Kjo ekspozitë është e 10ta ekspozitë për Prof. Galica.

Në këtë ekspozitë janë paraqitur 40 punime artistike të disiplinave të ndryshme të dizajnit grafik; logo, poster dhe print.

Ekspozita është e ndarë në dy cikle dhe është nën përkujdesjen e profesorit të dizajnit grafik në Universitetin “Nameseul” të Koresë së Jugut, Z.Byoung II Sun.

Ekspozita do të zgjasë një muaj dhe është e hapur për publikun.

Cikli i parë i punimeve i është një homazh dedikuar viktimave të sulmeve terroriste që po prekin mbarë botën, si në Londër, München, Paris, Gaza, Aleppo etj. Pjesë e këtij cikli janë edhe tërmetet që morën jetë njerëzish,  por edhe shkatërruan qytete të tëra me vlera të larta të trashëgimisë historike dhe kulturore si në Itali, Ekuador, Nepal etj.

Cikli i dytë i punimeve është një reflektim i ngjarjeve në Kosovë dhe pasqyron punime që nxjerrin në pah Kosovën si një shtet i pavarur,  punime të përvjetorëve të çlirimit të Kosovës dhe pranimit të Kosovës në organizma ndërkombëtarë. Këto punime janë posterë festivë.

Prof.Rrezeart Galica nuk arriti të behej pjesë e kësaj ekspozite dhe Revista “Votra” shpreson qe në të ardhmen MKRS, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Diasporës të përkrahin artistë të këtij niveli, të cilët e vënë emrin e Kosovës në hartën e artistëve të talentuar botërorë.

 

Suksese në ekspozita të tjera!

Votra Team

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*