Dita e Nelson Mandelës, vepro dhe frymëzo ndryshim në botë

Sot është dita që shënon 100 vjetorin e lindjes së Nelson Mandelës, këtij simboli ndërkombëtar për liri, drejtësi dhe demokraci. 

Nelson Mandela ka qënë një revolucionar kundër aparteidit, lider politik, dhe philantropist i cili ka shërbyer si president i Afrikës Jugore .  Ai ka luftuar kundër shtypjes racore që u bëhej zezakëve në Afrikë.
Ka mbaruar juridikun dhe ka kaluar shumë vite të jetës së tij nëpër burgje.

Në vitin 1956 ai u akuzua për “tradhëti të lartë” nga regjimi i atëhershëm së bashku me 155 shokë të tjerë. Procesi zgjati deri në vitin 1961 kur të gjithë u liruan nga burgimi. Mbas lirimit ai u bë lideri i grupit të armatosur së ANC-së, African National Congress. Në vitin 1962 u burgos përsëri dhe u dënua me 5 vjet heqje lirie.

Në vitin 1964 u dënua me burg të përjetshëm, sepse kishte planifikuar luftë të armatosur.

Në vitin 1985 atij iu afrua mundësia e lirimit, në qoftë se do të pranonte ndalimin e aktivitetit të armatosur, por ai refuzoi.

Në vitin 1990 mbas një fushate të ANC-së dhe presionit ndërkombëtar ai u lirua pa kushte.

Në vitin 1993 fitoi çmimin Nobel.

Kurse në vitin 1994 u zgjodh per herë të parë në zgjedhje demokratike, President i Afrikës Jugore.

Në vitin 1999 ai dha dorëheqjen dhe u aktivizua me organizata të ndryshme mbi të drejtat e njeriut.

Mandela vdiq pas një sëmundjeje të gjatë më 5 dhjetor 2013 në shtëpinë e tij në Johannesburg,

Meqë Mandela ka lindur më 18 korrik të vitit 1918, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2009 e  vendoi që 18 korriku të jetë Dita ndërkombëtare e Nelson Mandelës, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e fituesit të çmimit Nobel për Paqe, liri dhe demokraci.
Kjo ditë për afrikanët e jugut shënon ditëlindjen e liderit të tyre kundër aparteidit, i cili ishte 67 vjet në shërbim publik, prandaj per nder të tij, qytetarët bëjnë 67 minuta punë në komunitet. 

Kurse per botën kjo ditë është Dita e Lirisë, Drejtësisë dhe e Demokracisë.
Kjo ditë perforcon idenë se cdo njeri në botë e ka forcën që të transformojë botën, e ka mundësinë që të ndikojë për një botë më të mirë. Prandaj ” Dita ndërkombëtare e Nelson Mandelës” është një ditë aktivizmi në shërbim të komunitetit, me mesazhin”Nelson Mandela ka luftuar për drejtësinë e shoqërisë për 67 vjet. Ne po ju kërkojmë që të filloni me 67 minuta.” Prandaj sot secili prej nesh mund të prekë në shpirtin human, të përveshë mëngët dhe të bëjë një shërbim të vogël në të mirë të shoqërisë, sepse janë ato përpjekjet e vogla me zemër të madhe që e ndryshojnë me të vërtetë botën.

Votra Team

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*