Ariana Grande sjell mesazh sfidues paqeje dhe bashkimi ne koncertin e Manchester kushtuar viktimave

Ariana Grande ka qëndruar në heshtje për disa ditë pas sulmit terrorist në koncertin e saj me 22 maj në Manchester, Angli, por gjithcka ndryshoi kur ajo vendosi të takoje fëmijët e plagosur në spital duke u dhuruar dhurata dhe duke i ngushëlluar.

Por siç duket ajo nuk u mjaftua me aq sepse dje se bashku me Miley Cyrus, Katy Perry, Justin Bieber, Coldplay dhe Pharrell Williams organizoi koncertin bamirës për viktimat e këtij sulmi terrorist.

Koncerti zuri vend nje dite pas sulmit të dytë terrorist që goditi Anglinë, por kjo nuk i ndaloi anglezët të merrnin pjesë dhe të këndonin e të gëzonin jetën.

Menaxheri i Ariana Grande, z.Scooter Broun e lavderoi turmën për pjesëmarrjen në koncert. ” Mbrëmë, vendi ynë u provua edhe njëherë tjetër, dhe juve iu desh që të vendosni nëse të vini apo jo në koncert, por ju vendosët të vinit dhe kjo ështe një gjë shumë e bukur. Ju e patë frikën ndër sy dhe i thatë: JO, NE JEMI MANCHESTER, DHE BOTA PO NA SHIKON.”

Ariana Grande e falenderoi turmen gjithashtu. Ms.Cyrus thirri për Paqe. Ms. Perry bërtiti: “Ne nuk do të heshtim, Manchester!”  kurse Mr.Williams tregoi se ai nuk ndjeu kurrfarë frike në audience.

Mesazhi në skenë dhe në turmën që nuk pranoi të dorëzohej para frikës së terrorizmit ishte:”NJË DASHURI MANCHESTER” dhe është pikërisht kjo që bota ka nevojë tani; dashuri dhe bashkim.

Votra Team

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*