Ana e Malit, vlerat historike, vallet dhe lojrat popullore

Ana malit di të shpalosë veç vlera.

Aty, ku rinia së bashku me ujin e ftohtë të krojeve, me flladim e freskët të pranveres thith, ushqehet  dh promovon vlerat kulturore,artistike,tradicionale të vendit te vet .  

Albanologu i madh shqiptar Eqerem Çabej dhe me famë Europiane ka cituar se: Emri An’Malit është me prejardhje  puro  Ilirishte. Ndaj faktori ynë popullor ruan këto virtyte dhe  u transmeton brezave  këto vargje:

Mali Brijes dhe Taraboshit

Që  Anës Malit nder i qitën

krenari ju trashëgofshi

Asnjëherë nuk u koriten.

Këtu ka lind ndera dhe besa

Këtu kanë  lind burra e burrnesha

emër i pastër, emri Anë Malit

kështu e shkruan penda e gjuhtarit.

Bukur e thotë  kënga e Harapit t, Zi

për armikun është si gaca n’hi

është  traditë  e këtij rrahut

që e ka emrin Ana Malit.

Qysh se vet zoti e krijoj

Ana Malit veç jehoj,

për mirësi e bujari

emri shkoi n’shumë krajli.

Të  urte e të qetë këtu ishin

por flakë e zjarr zemrën e kishin,

na preu thika n’grima e copa

borxh të madh  na ka Evropa.

Pozitën  gjeografike zoti ja caktoj në  mes dy kalave, Rozafës dhe Ulqinit, ku po kaq afër Zoti i dha Bunën e Liqenin. Në mes tyre fusha e madhe Oblikë, Obot – Muriqan e vazhdon në  Mal të Zi mjaft e bollshme për banorët e zonës tonë. Mali Brijës dhe i Taraboshit me bimësi  të  bollshme   për blegtori, si vetulla që i qarkon hark, edhe këto male natyra i fali për t,i mbrojtur nga erërat e Verit, që asnjëherë nuk jua pa sherri. Kjo mrekulli e natyrës që përmes Anës Malit  –  Rumi   vazhdon rrugën  Paraleli gjeografik 420 i cili me bollëk jep në  vit 1700 orë  dritë  dhe rreth 1600 – 1800 m/m reshje,  kryesisht shira dhe rrallë  reshje bore. Nuk duhet harruar  rreth 40 kroje    me ujë  te kristalt. Kjo trevë  karakteristike e rrallë  është sepse të  gjitha fshatrat ,rreth 40 në  Shqipëri e Mal te Zi , janë  të “lindura” në dy radhë  që  jane fusha (Ana Malit) me popullsi më të  madhe, dhe Brija e Malit që  të  dyja me fytyrën   nga lind dielli, një horizont me pamje të  largët, ku rrezet e diellit   mirmëngjesin e parë ja bëjnë  Anës Malit.

Ka nje sipërfaqe rreth 150 km2. Në  Shqipëri, 44 km2, ne Mal te Zi 106 km2. Ndaj me të drejtë  theksohet se borxh të  madh na ka Evropa. Popullsia varion me rreth 20.000 banor, 5 – 6000 ne Shqipëri dhe rreth 15000 ne Mal te Zi banor shqiptarë.

Historia është  e begatë. Është e lashtë, autoktone me shembuj të bollshëm që e dëshmojnë më së miri Shasi Ilir   , Velinajt – Oboti – Zuesi – Krebej – Vidhgar – Muriq – Vallas – Dramosh – Gorice – Shtuf etj etj. Faktet janë të qarta tek muzeu në Oblikë. Po kaq dhe ma shume argumente gjejmë në arkiva, rregjistrat  kadastrale    , libra, studime, etj. që  erën  e  lashtësisë  Anamalse e bien të  saktë si p.sh. Milan Shuflaj – Akademia e R. Shqiperise. Materialet e lidhjes SH. Prizrenit, Lufta e Shpalljes së  Pavarsisë  Shqiptare, të Portit të Obotit që  lidhte Shkodrën me Europën e anasjelltas     (foto ) dhe në  pritje të shpalljes Dëshmor të 16 Anamalsve që dhanë jetën për të  mbrojtur Shkodrën 1912 – 1913.

E gjithë  kjo pasuri e vyer historike e zonës teme, në  mbrojtje të  jetës dhe të vendit ka realizuar atë “Slloganin kuptimplotë që  thotë:

<<Ana Malit është mbajtur gjallë se ka punuar, është mbajtur në këmbë se ka luftuar.>>

Ndaj në jetën e përditshme Anamalsi ka shijuar dhe gëzuar duke i kënduar punës – bukurisë – trimërisë – dashurisë – trashigimisë – humorit etj. që në këtë  zhargan artistik në  sofrën kombëtare Ana Malit për art  e kulture qeleshen e mban mbi vetull. Ne krenohemi me këta vlera të  arta që  janë  stoli me gjerdanin   Anamalas që  me fanatizëm i këndojme e transmetojme. Vend nderi e meritë  të  veçantë  në këto 25 vite Shoqatën Patriotike – Kulturore “Ana Malit” në  bashkëpunim edhe me drejtoritë e shkollave të  zones  , të  cilat me maturi patriotike e punë  të  kujdesshme punojnë me zgjatjen e zinxhirit kulturor. Jo vetëm që  nuk lejojmë  shkëputjen e hallkave, por vazhdojmë  që këto të zgjaten pa fund. Ndaj sot vlerësimet e bëra, certifikatat e marra, dekorimet e bëra, na i shtojnë  energjitë   pa pushim për të  peërqafuar në  thelb kulturën e Anës Malit.

Që  në  vitin 1952 Oblika ka vatër  kulturore. Në  vitin 1953 vijnë  ekspedita për të evidentuar e vjelur thesaret tona me Qemal Haxhihasani, Ramadan Sokolin. Ne vitin 1957 ngrihen cadra me studiues folklorik që drejtoheshin nga drejtori folklorit shqiptar   Zihni Sako   , që  vjelin me kujdes e dashuri në popull doket – zakonet – këngët – vallet tona. Ekspeditë , që  qëndroi me javë duke eksploruar  me imtësi zonën. Nga kjo, gjithmonë Ana Malit ka qënë  në  krye për tu paraqitur në evenimentet lokale e kombëtare, dëshmi jane vallja lirike e Anës Malit, ndryshe e quajtur e Obotit me 1973 ne Gjirokaster   Laurohet     me çmim .Vallja e shoqëruar me vargjet:”Nën një Mal dy edha bashkë, hajshin gjethe pijshin uje”, e luajtur me mjeshtri e finese nga djaloshat e vashat Anamalse ndezën publikun duke ju shpërblyer me duartrokitje e shprehjen <<na kënaqët>>. Kjo fitore e Anës Malit e arritur ne Gjirokastër bëri që Bordi   drejtues të  hidhte sytë  nga zona  jonë, pasi shfletuan edhe visaret e mbledhura nga ekspedita kulturore të mëhershme me përparsi dhe besim për  tabanin   autokton. Pikërisht për Festivalin e Gjirokastrës të 1978 në Oblikë  qëndrojnë  për ditë  të  tëra  ,specialistët më të  mire  të  Folklorit Kombëtar  Robert Prendushi dhe Nexhat Agolli ,  meqënëse për Veriun e Shqipërisë, Oblika është zona që  luan valle në  të gjitha gjinitë  dhe në  të  gjitha fushat  . Në  këtë  tavolinë  folklorike Ana Malit paraqitet me tre valle të rralla, historike e humoristike dhe atë  të   punës (shatit). Dinjiteti e serioziteti i grupit dhe origjinaliteti i tyre, bëri që  juria e Festivalit Gjirokastër e vitit  1978  të  propozohet për valle të   bukura historike <<vallja kala>> , <<vallja e punës>> , (e shatit) si dhe ajo humoristike e <<Gjel kokotit>>.( FOTOT ).   Prezantimi      i zonës  me  vallet I kaloi përmasat e saja. Cdo aktivitet në   shkallë    rrethi e qarkut, apo edhe kombëtare “Ana Malit” për organizatoret ishte ne qender te vemendjes si p.sh. Festivalet topologjike Berat – Lushnje – Elbasan – Tirane – Oda Dibrane ne programet e tyre ne renditje kishte edhe folklorin Ana Males. Dy ma te fortat do te ilustrojme me vallen lirike “Moj e mire synin e zi” ne vitin 2002 po ne Gjirokaster, per te pasuar vitin 2009 po ne Gjirokaster qe Qarku Shkodres zene vendin e pare ne tera trevat shqipefolese duke marre Flamurin e Festivalit (2009) te Gjirokastres. Ne kete grup folkloric, eshte edhe Ana Malit me vallen e kenduar e luajtur me vegla punet nga Isa Meta, Shefqet Shmitra, Ruzhdi Poda etj. me kengen “  Apa jone ka dale ne Pazar “( FOTO )      . Erdhen ne Oblike me koken larte, pasi Flamuri i Festivalit 2009, kishte aromen edhe te Anes Malit.

Organizohen veprimtari artistike e kulturore, organizohen 10 edicione te “Lojrave popullore” ne Shkoder me pjesemarres  nga Cameria ne Kosove dhe pjesen e Shqiperise veriore ku Grupi I  shkolles mesme “Oblike” me mesuesen e tyre drejtuese dhe organizuese  Ermira Prroni, bije e kesaj treve, do te rrokte vetem Flamurin, Vendin e pare, ndonje rast edhe vendin e dyte, por me poshte asnjehere. FOTO

I dashur lexues, duke kerkuar ndjese per zgjatjen e ketyre shenimeve nuk mund te ndalem nga dy arsye: E para bolleku kulturor e popullor qe  tabani    Anamalas ka ne gjirin e vet dhe e dyta I kalova 70 vitet me te cilat une jam rritur me to, dhe 100 vite te tjera po  t,i kemi vec me keto do te jetoj, pasi pasioni me rrit energjit, mendja flladitet si ska ma mire, ilaci i shkelqyer i jetegjatesise, lume kush e bene prane te tij kete zhaner.

Fillimisht qofte kenget apo vallet jane kenduar pa vegla muzikore. Kjo ka pas edhe te mirat e saja, pasi ma i miri, ma i afti apo virtuozi eshte zgjedhur te ja nisin. Pastaj eshte shoqeruar nga tjeret. Pra eshte punuar ne grup, te gjithe te barabarte.

Po sjelli nje shembull nga burrat ne” Vallen e shatit” dhe  “Vallen e  korrjes së grurit “ të kërcyer nga gratë.

Vallja e shatit   aplikohej në prashitjen e misrit, me mbi tre punëtor. Mbaj mend 27 punëtor në prashitje të misrit në Gallube ,Oblike në vitin 1963. Procedohej kështu :zgjidhej <<bajraktari>>  I djathtë dhe i majtë … I pari kishte detyrën me udhëheq me kangën dhe me e pre vijën (redin) drejtë, ndërsa ai i majti me ja pritë  këngën dhe me organizu grupin që të gjithë të këndojnë, por edhe kujdes për  bimët. Më kujtohen shumë këngë të kënduara si :”Vijne spahit bregut lumit” , “Nëpër rreth të unazës” etj. Kur mbaronte puna thuhej kështu:” Dielli pas malit, shati maje krahit”, dhe bëhej një aktivitet sportiv: kush e hedh shatin ma larg duke e gjuajtur nga supi. Ai që fitonte garën, stimulohej me nje safë kos. Edhe gratë që  korrnin grurin kishin mënyrën e vet te punës. Ato nuk organizoheshin si në prashitjet e misrit, i majte apo i djathte. Caktohej “ Kadna” zoja që punonte në qendër por kryesisht dinte me këndu dhe kishte zë të ëmbël. Në vallen e shatit duhej ecur mundësisht me nje hap, se ai që mbeste mrapa qortohej se të zuri uji.

Redi i punës së grave ishte si  rralla  e patateve të egra në formë shigjete. “Kadna “e para në qendër  e vashat anash. Qoftë burrat  ,qoftë grate  në këto valle , punët shoqëroheshin me kostumet tradicionale që vetëm zona jonë i aplikonte.

Burrat visheshin me këmishë  të bardhë  të gjatë. Mbathje të bardha ,të gjata deri tek neni i këmbës. Në bel vendosej rryp lëkure, apo çever e kuqe apo e zezë. Ndërsa në kokë, çever, mundësisht  katrore me ngjyrë  bluhe,  te  verdhë etj. duke palosur deri mbi vetulla per t’u mbrojtur nga rrezet e nxehta te korrikut. Këto çevra ne 4 cepat e tyre ishin të qëndisura me të tëra ngjyrat, që vashat në pajë, ua sillnin burrave te tyre.   

Edhe grate  kishin kostumet e punës tyre. Ato visheshin me  këmishë  të  gjatë  “kambë  thnegël”, ose” harkatit” ,    barnavek të gjata, kashulice dyshe  dhe   degermi , kryesisht të bardhë, nën shami të vendosura gjysa e qëndisur dhe e  zbukuruar me ojma, në ngjyra të ndryshme. Kur “Kadna” fillonte këngën “Ka ra dielli majave, vishkëllon drapri vashave, dukeshin si nje buqet e madhe luleje me petlat shumëngjyrëshe te saj.

Pavarësisht formës, unë këto valle i bëjë të ngjashme me polifonin labe, me origjinë të lashtë (pagane) të   cilat gjatë  rrugës jane reformuar sipas trevave dhe kanë  ardhur deri në  ditët tona. Kuptohet evolimi ka zgjatur   por është   trashëguar brez pas brezit. Për arktim janë  përdorur  gjethi, shelgu, frashëri, kallami, brirët e bagëtive, lëkurat e bagëtive, duke arritur tek fyelli, zymaret, lahuta, lodrat e pastaj tek te avancuarat violina – armaniku – klarineta.

Gëzimet  familjare  janë përcjellë   me fyell e zumare. Profesion i vështirë. Kërkonte mjeshtëri, është dashur vesh për të  prodhuar melodi, por mbi te gjitha profesionalizëm ,duke mos pushuar melodia asnje sekondë  .Lodra është  përdorë  në  zonën   tone  ashtu edhe lahuta. Për prodhimin e këtyre veglave jane trashëguar   Fisi i Urucëve në  Villgar e Bobot qindra vite ma parë dhe po sot ajo pinjolle vazhdojnë të prodhojnë  instrumenta  në vendin  ku banojnë  në Ajasëm të  Shkodrës. Për këndim të lahutës është përmendur  Nel Duli , Alimetej e Qazim Duli. Për  meloditë me çifteli  Isa Uruci, Hasan Dulaqi, Isuf Alija etj.

Ndërsa vallet janë luajtur me pathos  e  energji të papërshkruar. Për të përcaktuar qejfin apo alegrinë e madhe me cdo kusht duhej thyer drrasa e thanës. Ritmi i valles kalonte tre shkallë, qetë – më shpejt – shumë shpejt. Këtu në fund qëndronin ata që e kërcenin mjeshtrisht, dhe te fortë fizikisht  . Kam gëzim dhe nostalgji të përmendi shumë  valltar të  zonës që nuk rrojnë   si Halil Kasemi, Xhel Brahimi e Hamez Duli Xhaferej. Në  Krebej Adem Dobrovoda 100 vjec, Halil Elezi, Ali Mani.

Jo vetëm burrat kanë përcjellur aftësitë  e tyre  shpirtëror nga brezi ne brez por edhe gratë, pavarësisht qëndrimit në dhoma veçmas. Për zë  të  bukur, kumbues por edhe që  kanë zotëruar tekste të valleve jane: Xhevahire Kulmi, Sanije Lani, Aleme Fadili, NUrije Dahati, Xhije Sala, Hatixhe Malja, Feride Kacinaj, Cuka, Sabrije Gjeloshi, Nusha Gocaj, Flora Bigjit etj.

Krahas këndimit dhe luajtjes së këngëve e valle primare, ishte edhe  kostumi  , I cili me  ngjyrat dhe qëndismat spektakolare paraqitnin Dekorin më   të  shkëlqyer , që  me të drejtë  Edit Durham (Krajlica Shqiptare)  ka  cituar “Kostum e Katund”. Zonës tone  I  shkon ky përcaktim. Veshjet Anamalse, Bregut të Bunës (Obotit), Brijës  së  Malit. Veshjet e ndryshme për vashat (vajza), nuset, grate  në  moshë, gratë e veja, veshja e jazit,  etj. ,Ç,ka shumë  saktë  e shpejt ka prezantuar statusin vajzë – nuse – grua  e ve, na jaze, brega bunese, anamalse etj.

Puna dhe argëtimi në  Anën e Malit kanë  qënë  sinonime të  njëra  tjetrës, me të  cilat janë  shprehur kultura, uniteti dhe rrespekti. Puna e shatit, korrja e grunit,djegia e gëlqeres, ndërtimi i shtëpive ndihmonin njëra tjetrën. Kjo lidhje shfaqej edhe në këngët e vallet  ku valltarët e këngëtarët  kapeshin dorë për  dorë, sup me sup ,ose bel për bel dhe kështu nuk kishte si ato.  Vallet  “ Nën një kumull lule t’bardhë”  , vallja dy palëshe burra e gra “Fryni një frashni e hollë”, apo vallet humoristike “Kum karakushi”, “Dum sharajeli”, “Gjel Kokoti” etj luhen me gaz dhe harmoni të plotë. Edhe ndonjë  mëri  apo  mosmarrveshje   këtu merrte fund duke i hapur rrugën e përqafuar harenë. GëZIMIN. Unë  me gojën plot do ta quaja   “Demokraci e plotë” pasi   askush nuk mbeste jashtë grupit, por ishin të gjithë  të barabartë.

Edhe humor thumbues është bërë  . Në sofër ka thënë   një   burrë “ Orizi me tamel, më ka vra babën”. Përgjigja ishte shumë e zgjuar : “Merrja  gjakun  në  shtëpinë tënde” ,që do të thoshte se duhet të kishte për të gjithë.

Pa pretenduar se i kam rrokur të   gjitha, gjithë   ky ansambël i përshkruar për një  zonë  2000 vjecare siç është   Ana Malit,  duke  nxjerrë në  dritë  vlera të arta kombëtare që nuk harrohen  por  rrezatojnë në shekuj dhe shkëlqimi i tyre, kurrë nuk shuhet. Cdo brez në  genet e tija  ka, sic përmenden edhe ato që  sot nuk rrojnë më ,janë këto pëllumba e pëllumbesha ,këto sokola e sokolesha që me plot bukuri lozin dhe u këndojnë traditave tona shqipëtare .

    Faleminderit : Ruzhdi Poda dhe Isa Meta.

GRUPI I shkolles se Mesme “Oblike” ka ecur në hapat e paraardhësve . Së bashku me ujin e freskët të krojeve dhe flladin e pranverës ato kanë thithur edhe kanë trashëguar ,kulturën e të parëve të tyre .

Këto nxënës të mrekullueshëm shpalosin vit pas viti atë trashëgimi të patjetërsueshme që të parët ,kanë ruajtur dhe trashëguar ndër shekuj.Krahas mesimeve te tyre ata ne nje kohe te vecante ua kushtojnë ketyre riteve dhe zakoneve që jane bërë pjesë e jetëes së tyre te pandashme.Freskia dhe bukuria e këngëve dhe valleve u tërheq gjakun ndër deje dhe gjithmonë duan që të arrijnë më të mirën, më të bukurën,më të përsosurën.Duke u frymëzuar nga paraardhësit duan që stafetën ta çojnë më tej,ndaj edhe këto 10 vite ata konkurojnë dhe paraqiten mjaft mire ne konkurse të ndryshme dhe kanë marrë shumë vlerësime dhe çmime.Gjithe kjo energji dhe krenari u buron nga thellësia e shpirtit dhe e zemrës.Kjo duket në gjithçka që ato paraqesin,në mënyrën sesa lehtë I hedhin hapat e valles,në zërin e tyre melodios tek thurin fjalët  e këngës.

Ato janë njëkohësisht sa fëmijë dhe sa burrërorë.Kur I do puna lozin vallet dhe lojërat e fëmijëve,me pafajësinë e tyre të brishtë,me ëndrrat e tyre të bukura,me përkëdheljet dhe sjelljen e tyre lozonjare.Kjo shfaqet ne lojërat popullore si:loja me kapuç,loja me litar,loja me filxhan,loja me thes,loja mos u nxeh,ku ato kalisin durimin e tyre dhe I shkojnë per fije fjales se urtë popullore” I duruari,I fituari” .Loja kaluç luhet nga djemtë .Ato masin forcën e tyre sesa mund të durojnë mbi shpinë.I pari I grupit qëndron në këmbë si mur mbështetës dhe djali tjetër përkulet duke u mbështetur tek muri. Kështu përkulen dy ose tre djem të tjerë njëri pas tjetrit. Ndeërsa një tjetër merr hov dhe kercen sipër rreshtit duke mbërritur tek I pari I përkulur.Kështu vazhdon loja ,kërcen I dyti dhe I treti mbi shpinën e kaluçit të formuar nga djemtë.Qëndrojnë kështu dhe godasin kaluçin aq sa mund të mbajë të durojë .Në këtë formë kalisin forcën e tyre për të mbajtur mbi shpinë. Sigurisht kjo është një lojë humoristike e cila ka edhe efekt tallës. Por gjithsesi ajo tregon që loja dhe gëzimi është I pranishëm edhe kur ka dhëmbje.

Por krahas kësaj pafajësie ato dine të jenë edhe burrëror.Vallja e punës,vallja e grurit e kërcyer nga vajzat dhe djemtë me aq harmoni,të jep përshtypjen se ato janë të rritur,të maturuar ku I pret puna,I pret jeta.Vallja kërcehet nga vajza dhe djem të kapur dorë për dore,të bashkuar me njëri tjetrin.Rendi është një vajzë dhe një djalë të alternuar me njëri tjetrin.Vallja ndahet në tri pjesë:pjesa e pare kërcehet dhe këndohet ngadalë –I referohethapit dysh- pjesa e dytë me lëvizje më të shpejta dhe I referohet”tre hapëshit popullor”,ndersa pjesa e tretë luhet ngadalë sikurse dhe pjesa e pare.Kjo valle luhet me gjallëri të madhe nga Anamalsit.

Në vështrimin koreografik momenti I pare shfaqet si një lëvizje e thjeshtë që shtjellohet përmes dy hapave,here para ,here prapa.Momenti I dytë dhe I tretë luhen me zhvendosjen e hapave në drejtim te vargut të valles nga e djathta,në fillim qetë,ngadalë me një qëndrim të tendosur e solid të trupit me po ato hapa ndonëse tani ato luhen më shpejt aq sa I përplasin dhe këmbët për tokë.  

Mënyra e të kënduarit ne grup rrespektohet. Gjithsejt janë tre këngë të bashkuara në kolazh. Pamvarsisht nga ndryshimi i ritmit,ato këndohen në të njëjtën mënyrë sipas një rregulli. Këngën e nis prijësi pastaj përçohet nga grupi. Në këtë mënyrë këndohet deri në fund.

Vallja tjetër “valle mbi valle” është një valle tipike Anamalse e cila dëshmon qëndresën e tyre ndër vite. Kjo valle ka në vetvete një simbolik të thellë, ku përmes lartësisë ato identifikohen me qëndresën. Asnjëherë,asnjë pushtues nuk ka mundur të thyejë zemrat rrebele të këtij populli. Ato si në dasëm dhe në luftë, kanë shpalosur madhështin e tyre. Vallja tregon se flamuri asnjëherë nuk është përulur por ai është valvitur i lire dhe është pasuar dorë më dorë. Kjo tregon dëshirën e pamat të tyre për të shpalosur para kujtdo, identitetin e tyre kombtar. Një identitet për të cilin ne jemi krenar.

Janë breza të tillë, të cilët na bëjnë të ndjehemi krenar për atë çka kemi dhe trashëgojmë. Vallja mbi valle luhet zakonisht me dy ose tre rrathë. Ato të rrethit të parë janë 8, 10 ose më shumë dhe kapen krah për krah. Ato të rrethit të dytë janë sa gjysma e rrethit të pare: këmbën e majtë e vendosin mbi supin e djathtë të rrethit poshtë dhe këmbën e djathtë mbi supin e majtë.

Dhe kështu formohen dy rrathë në harmoni me njëri tjetrin. Dhe një djalë, ai më i lehti, më akrobati hipën në rrethin e tretë dhe lartësohet me majën e malit të Taraboshit, historikisht i pamposhtur. Ka një flamurë në dorë dhe e valvit atë pa pushim. Kjo është krenaria, liria, qëndresa.

Ky grup përbëhet nga këto vajza dhe djem të mrekullueshëm:

Ylvije Prroni, Eris Hasani, Emrah Gallubja, Rexhep kasemi, Ronaldina Shytani, Desara Pusi, Gerald Velaj, Mirselda Skuta, Elsaed Bardhi, Kristjana Pjetri, Ergys Rexhepi, Arlinda Sherbela, Mirselda Taja.

Këta nxënës të palodhur përveç mirënjohjes për punën e tyre të mrekullueshme, duhet të kenë edhe një vëmendje më të veçantë nga gjitha strukturat për ti motivuar më shumë, për një përkrahje morale dhe çka është më e rëndësishme për një përkrahje financiare, e cila u mungon krejtësisht. Kanë nevojë për një krah të forte ku të mbështeten dhe të marrin force dhe energji për të ecur përpara.është vullneti i tyre i pamatë i cili ka bërë qe ato të arrijnë deri këtu, me punë komplet vullnetare. 

Edhe unë Ermira Prroni mësuese ne Gjimnazin “Oblike “ si mësuesja e tyre, përgjegjësja dhe organizatorja e këtij grupi të mrekullueshëm së bashku me dy pjesëtarët e tjerë të shoqatës kulturore “Ana Malit”, Ruzhdi Poda dhe Isa Meta bëjmë thirrje që këto vlera të ruhen dhe të përçohen më tej. Ato janë e ardhmja, janë promovimi i vlerave tona të patjetërsueshme.

Ermira Prroni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights