3 Arsye pse HIKING është mirë për trupin, mendjen dhe shpirtin tuaj

Shpetim Kalicani

Klubi “Alpin Prishtina”

 Të bësh Hiking, nuk është edhe aq e vështirë. Nuk do të thotë se ju patjetër duhet të ngjitni disa pjesë shkëmbore ose me akull, vetëm për të përjetuar bukurinë e natyrës. Ju mund të zgjidhni terrene më të lehta në fillim dhe pastaj gradualisht të rrisni dozën që të eksploroni apo të sfidoni gjithnjë e më shumë. 

Unë qysh në moshën të re kam filluar të kujdesem për shëndetin tim. Në fillim më pëlqente të ecja, pastaj si gjithë fëmijët që pëlqejnë lojërat, nuk ndaloja së vrapuari, sepse më bënin të ndihesha i palodhur, i fortë si një shkëmb i pathyeshëm dhe çdo ditë nuk ndjeja as lëndimet që për të tjerët dukeshin disi tragjike. Nëse ju nuk e keni përjetuar ende gëzimin që fiton nga të shpenzuarit e kohës duke udhëtuar në rrugët me gurë dhe fusha të gjelbërta, këto janë  3 top arysyet që unë ua sugjeroj ju të filloni t’i bëni sa më shpejt:

 1.Nuk ka asgjë më freskuese se të konsumoni ajër të pastër.

 Eshtë një ndjenjë e papërshkrueshme, kur ju konsumoni ajër të pastër. Të bën të deheni thellë në të; të dhuron freski, sikur një akull i ftohtë në një ditë të nxehtë me diell përvëlues.  Të dhuron një energji, që të bën të ngjitësh një pjesë mali, pa u menduar më shumë se një herë, duke krijuar një imagjinatë krejtësisht ndryshe, si një pije energjike, e cila të dhuron krahë vetëm për të përjetuar atë ndjenjë, duke lakmuar krijesat e atij vendi të gjelbër që jetojnë aty. Të bësh Hiking, nuk është edhe aq vështirë. Nuk do të thotë se ju patjetër duhet të ngjitni disa pjesë shkëmbore apo pjesë me akull, vetëm për të përjetuar bukurinë e natyrës. Ju mund të zgjidhni terrene më të lehta në fillim dhe gradualisht të rrisni dozën që të eksploroni apo të sfidoni gjithnjë e më shumë, por bukuria dhe freskia që iu merrni, tregon se ia vlen.

 2.Pamje të cilat të lënë pa frymë.

 Eshtë një ndjenjë jashtëzakonisht e bukur, kur shihni shumëllojshmëri unike, shumë të veçanta, që të lënë pa frymë: pemë, liqene, male, lumenj, maja dhe fusha të gjelbërta…, të cilat i pagëzoja me emra secilin, me fjalën më të bukur që më binte ndërmend. Më vjen keq, pse nuk mund të gjej fjalë ta përshkruaj atë ndjenjë. Do t’iu ftoja dhe ju që të bindeni.


3.Ilaç për shëndetin.

 Me siguri, shpesh herë keni dëgjuar më të vjetrit duke thënë: “Me ecë i bon mirë vetit”. Ndërsa  dëgjoja fjalët e më të moshuarve, duke kujtuar kohërat që kanë kaluar, duke treguar se sa vështirë ka qenë të udhëtosh në distanca të gjata për të arritur në kohë në punë, mendoja se pas gjithë asaj rruge të gjatë, sa në formë të mirë do të kenë qenë ata. Gjithë atë forcë dhe energji, atë trup të shëndetshëm me këmbë të forta dhe me muskuj, i kishin arritur falë asaj rruge, punës së palodhshme që i falënderohen, shëndetit më të mirë, garanci për jetë sa më të gjatë.

 “Jetë më të gjatë!” – duket absurde të them se ecja, vrapimi apo ngjitja në mal të rrit numrin e viteve, pasi nuk mund ta vërtetojmë atë, mirëpo të konsumoni atë freski, atë përvojë të pakrahasueshme padyshim, të bën të mendosh, se ju i keni shtuar vetes disa vite jetë.

 Të shpenzoni kohën në mënyrën e duhur, duke shfrytëzuar vendet që janë të destinuara për t’u vizituar nga njerëzit; nga njerëzit si unë dhe ti. Të vizitojmë ato vende që janë krijuar për një qëllim – të ndihesh në një botë krejt ndryshe nga ajo në të cilën jetojmë: me teknologjinë që na ndjek çdo sekondë, punën që mezi presim ta kryejmë, ditët e punës, të cilat presim të shkojnë, që të vijë dita e premte pasdite! Pastaj, çfarë të bëjmë? Të rrimë mbyllur në dhomë dhe ta shpenzojmë kohën kot! Nuk ia vlen.

 

Shpenzojeni kohën tuaj në dobi të shëndetit tuaj!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*